Kërko

20171103_SPC_NG_Madre di Dio,icona russa.jpg 20171103_SPC_NG_Madre di Dio,icona russa.jpg 

Maria Nëna e Hyjit

O Mari, nënë e Hyjit, Ti, që hyjlindëse je, rilinde gjithmonë rishtas në zemrat tona: Jezusin Zot e Njeri! Amen!

R. SH. - Vatikan

Festa e Marisë Nëna e Hyjit kremtohet në Tetëditshin e Krishtlindjes, dhe njëkohësisht bie në fillimin e vitit qytetar. Kjo ditë është po ashtu edhe Dita e Paqes e njohur si Dita Botërore e Paqes. Që nga shekulli i shtatë ishte e zakonshme të festoj kjo festë si Natale sanctae Mariae, por jo si ditëlindja e Marisë. Në vitin 1969 kisha përcaktoi këtë festë edhe në kalendar, duke shëmbëllyer kështu adetin e vjetër burimor romak, atë bizantin, si edhe atë të Sirisë Lindore dhe Perëndimore.

Kisha dëshironte që pas festës së Lindjes së Jezusit Shëlbuesit të botës, të nderonte edhe nënën e tij. Kjo festë na bën me dije për fështesinë e një gruaje e cila e lindi Birin e Hyjit. Kisha e parë jetonte prej kësaj feste para se ta shpallte Koncili i Efezit (431) Marinë si nënë të Hyjit. Marinë si nënë të hyjit e pranojnë edhe kishat simotra, kisha ordodokse dhe evangjeliste.

Edhe urtia teologjike e nderon me pietet të madh të qenët nënë të Marisë. Teoligu spanioll, duke interpretuar thëniet e marisë sipas ungjillit të Lukës, thekson: “Shpirti Shenjt i dha marisë zotësinë të bëhet nënë dhe e shndërroi të qenët nënë të saj në të qenët nënë hyjnor”. Prandaj, është tejet i qëlluar edhe mendimi se “ne nuk e festojmë vetëm lindjen e Jezusit nga nëna, por vetë fshehtësinë e të qenët nënë dhe, bashkë me të edhe dinjitetin e gruas” (Anselm Grün).

O Mari, nënë e Hyjit,

nën mburojen tënde qofshin të gjitha nënat,

që me padurim presin

t’i shohin foshnjat e veta

dhe t’i rrisin me kujdes të madh amënor!

Ti e shenjtërove dhe e hyjnizove

të qenët grua,

bëj që hiret

të cilat i marrin të gjitha gratë

nëpërmjet ndërmjetësisë sate,

t’u jenë atyre mall i veçantë

për të qenë nënë.

Ruaje dinjitetin e gruas të cilin e shenjtërove

me lindjen e Shëlbuesit

dhe bëhu për të gjitha gratë

shkollë e dashurisë ndaj fëmijëve

dhe familjes.

Ti, që hyjlindëse je,

rilinde gjithmonë rishtas

në zemrat tona:

Jezusin Zot e Njeri!

Amen! 

01 janar 2019, 09:14