Krishtlindja në kalendarin julian: urimet e Papës
R. SH. - Vatikan
“Disa Kisha lindore, katolike e ortodokse, që ndjekin kalendarin julian, e kremtojnë nesër Krishtlindjen. Atyre u drejtoj urimin tim më të përzemërt e vëllazëror, në shenjë bashkimi ndërmjet gjithë të krishterëve, që e pranojnë Jezu Krishtin si Zot e Shëlbues. Të gjithave, Gëzuar Krishtlindjen!”.
Me këto fjalë Françesku u dërgoi, në Solemnitetin e Dëftimit të Zotit, urimin bashkësive kishtare të Lindjes, që nesër do të kremtojnë lindjen e Jezusit. Veç këtyre, edhe shumicës së të krishterëve ortodoksë, që vijojnë të përdorin kalendarin julian. Që nga shekulli IV pas Krishtit, Kisha e pati pranuar këtë kalendar, që ishte në përdorim në Perandorinë romake. Quhej “julian”, sepse u shpall nga Jul Çezari, në vitin 46 para Krishtit.
Lindja e kalendarit gregorian
Në sistemin e numërimit të ditëve, regjistrohet një ndryshim i rëndësishëm në vitin 1582, kur botohet bula e Papës Gregori XIII “Inter gravissimas” që i jep fund, në shumë zona të Evropës, përdorimit të kalendarit julian. Qëllimi i këtij vendimi ishte të zhdukej ndryshimi që krijohej ndërmjet kalendarit julian e ciklit të vitit diellor. Kështu, në vitin 1582, kalendari gregorian e zëvendësoi në shumë vende atë julian,
Në Egjipt, Nata e Krishtlindjes, në katedralen e re
Ndërmjet bashkësive, që ndjekin kalendarin julian, ky është vit i posaçëm posaçërisht për koptët egjiptianë, që do ta kremtojnë liturgjinë solemne në katedralen e re, kushtuar Lindjes së Krishtit, ndërtuar në atë, që do të jetë kryeqytet i ri adminstrativ i vendit. Kremtimin do ta kryesojë Patriku Tawadros.
Kështu për Krishlindjen. Ndërsa Solemnitetin e Dëftimit të Zotit, bashkësitë kishtare të Lindjes, që ndjekin kalendarin julian, do ta kremtojnë më 19 janar.