Kërko

 Imami i Al-Azhar i uron Krishtlindjen bashksis kopto-ortodokse Imami i Al-Azhar i uron Krishtlindjen bashksis kopto-ortodokse 

Egjipt: imami i madh i Al-Azhar i uron Krishtlindjen Papës Tawadros dhe bashkësisë kopto-ortodokse

Dje, në Egjipt, imami i madh i Al-Azhar, Ahmad Muhammad Tayyib, i uroi Krishtlindjen Papës Tawadros dhe gjithë bashkësisë kopto-ortodokse

R. SH. - Vatikan

Papa Tawadros II, Patrik i Kishës kopto-ortodokse të Aleksandrisë, priti dje për vizitë, në katedralen patriarkale të Shën Markut, në Kairo, imamin e madh të Al-Azhar, Ahmad Muhammad Tayyib, në krye të një delegacioni të madh të Universitetit të mirënjohur, pikë referimi për Islamin sunit. Al-Tayyib deshi, kështu, t’i drejtonte urimet për Krishtindje kopto-ortodoksëve, që e kremtojnë festën më 2 janar. Gjatë përshëndetjes, imami i madh kujtoi lidhjet e thella, që i bashkojnë hebrenjtë, të krishterët e myslimanët dhe uroi të fuqizohen gjithnjë më shumë marrëdhëniet ndërmjet bashkësive fetare.

Papa Tawadros falënderon  imamin e madh Tayyib

Papa Tawadros e falënderoi imamin dhe delegacionin e al-Azhar për urimet. Në përshëndetjen e rastit nënvizoi tri fjalë: “dashuri, gëzim, paqe”: “Dashurinë tuaj e ndjej në zemrën time e prania juaj na mbush me gëzim e me shpresë për paqen”- theksoi.

Nuk është hera e parë që imami i madh Al-Tayyib viziton kreun e Kishës kopto-ortodokse me rastin e kremtimit të Krishtlindjes.

03 janar 2019, 14:39