Kërko

Michelangelo Buonarroti. Crocifissione di San Pietro nella Cappella Paolina in Vaticano Michelangelo Buonarroti. Crocifissione di San Pietro nella Cappella Paolina in Vaticano 

Dom Mark Shiroka, në përvjetorin e vdekjes

Dom Mark Shiroka nuk foli kurrë për vete, as për veprimtarinë e vet. Kurrë s’u dëgjua mburrje nga goja e tij. Ishte njeriu i heshtur, në heshtje meditonte Fjalën e Krishtit dhe në heshtje punonte për Lumninë e Zotit, pa i shkuar as nëpër mend se po linte pas, si trashëgim për Kishën e shembull për t’u ndjekur nga besimtarët, figurën e tij prej Meshtari të vërtetë të Jezu Krishtit.

R.SH. - Vatikan

Më 30 janar, kujtojmë përvjetorin e vdekjes së meshtarit shqiptar, dom Mark Shirokës, dëshmitar i Ungjillit të Krishtit. Meshtari shqiptar, dom Mark Shiroka lindi në Prizren më 20 qershor 1905. Shumë shpejt ndjeu thirrjen për rrugën meshtarake dhe nisi përgatitjen për t’iu përgjigjur sa më mirë kësaj thirrjeje të Zotit. Mësimet e para i mori në Seminarin Papnor të Shkodrës, për t’i vijuar pastaj studimet filozofike e teologjike edhe në vende të tjera, derisa u përgatit përfundimisht për shugurimin meshtarak, kremtuar më 10 gusht 1930.

Nisi menjëherë shërbimin meshtarak në famullit të ndryshme kishtare të dioqezës së Prizrenit, së cilës i përkiste. Dom Mark Shiroka shërbeu në vendlindje, në Gjakovë, Novoselë, Bec e Velezhë. Pak kohë para vdekjes, qe rrëfyes në kuvendin e murgeshave në Shtimlje, Binçë e Stubëll.

 Ndërroi jetë më 30 janar 1972, në moshën 67 vjeçare, duke lënë pas kujtimin e një njeriu e meshtari të thjeshtë, të qetë, të duruar, një dëshmitar autentik të Ungjillit, në shërbim të popullit. Nuk foli kurrë për vete, as për veprimtarinë e vet. Kurrë s’u dëgjua mburrje nga goja e tij. Ishte njeriu i heshtur, në heshtje meditonte Fjalën e Krishtit dhe në heshtje punonte për Lumninë e Zotit, pa i shkuar as nëpër mend se po linte pas, si trashëgim për Kishën e shembull për t’u ndjekur nga besimtarët, figurën e tij prej Meshtari të vërtetë të Jezu Krishtit.

30 janar 2019, 12:01