Kërko

2018.09.05 Kosovo- Cattedrale Madre Teresa a Prishtina- Madonna Ausliatrice Zoja Ndihmetare Prizren 2018.09.05 Kosovo- Cattedrale Madre Teresa a Prishtina- Madonna Ausliatrice Zoja Ndihmetare Prizren  

Dioqeza e Kosovës paraqet mesazhin e Papës për Ditën Botërore të Paqes 2019: “Politika e mirë në shërbim të paqes”!

“Politika e mirë është në shërbim të paqes”: kjo tema e Mesazhit të Papës për Ditën Botërore të Paqes 2019, të cilin Kisha dioqezane e Kosovës e paraqiti më 15 janar në Prishtinë. "Ta marrësh seriozisht politikën në nivelet e saj të ndryshme - lokale, rajonale, kombëtare e botërore - do të thotë të pohosh detyrën e njeriut, të çdo njeriu", kujton Papa.

R.SH. - Vatikan

“Politika e mirë është në shërbim të paqes”: kjo tema e Mesazhit të Papës Françesku për Ditën Botërore të Paqes, që u kremtua më 1 janar 2019, të cilin Kisha dioqezane e Kosovës e paraqiti më 15 janar në sallën “Bogdanipolis” të Kuries ipeshkëvnore në Prishtinë.

Mesazhi i Papës për Ditën Botërore të Paqes u kushtohet virtyteve dhe veseve të politikës. Korrupsioni, racizmi dhe ksenofobia janë “turpi i jetës publike dhe vënë në rrezik paqen shoqërore”, pohon Françesku. E në mesazhin e tij Papa Françesku kujton fjalët e Palit VI: “Ta marrësh seriozisht politikën në nivelet e saj të ndryshme - lokale, rajonale, kombëtare e botërore - do të thotë të pohosh detyrën e njeriut, të çdo njeriu, për të njohur realitetin konkret dhe vlerën e lirisë së zgjedhjes, që i ofrohet e për të krijuar të mirën e përbashkët të qytetit, të kombit, të njerëzimit”

Mesazhi i Papës për Ditën Botërore të Paqes 2019 u paraqit nga drejtori i “Renovabis” nga Gjermania, dr. Gerhard Albert, Vikari i Përgjithshëm i dioqezës Prizren-Prishtinë mons Lush Gjergji dhe zëvendësministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Mesazhi Papes per Diten Boterore te Paqes 2019 ne Prishtine

Mesazhi për Paqen në botë i Papa Françeskut për 2019, prezantohet në Kosovë

Mesazhi i Ditës Botërore të Paqës i Atit të Shenjtë Papa Françeskut për vitin 2019, u shpalos edhe në Kosovë, përkatësisht në ambientet e Kishës Katedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë në mbrëmjen e 15 janarit. Ai u prezantua në sallën e bukur “Bogdanipolis”e hapur zyrtarisht për Krishtlindje, e cila ka afro 300 ulëse e te cilat u mbushen me qytetare, priftërinjtë e motra, personalitete shtetërore e politike, e njerëz te shkencës, artit e kulturës. Ne këtë ngjarje ishte prezent edhe imzot Rrok Gjonlleshaj, arqipeshkv i Tivarit.

Në temën e këtij viti, “Politika e mirë është ne shërbim të paqes” referuesi i parë ishte drejtori i “Renovabis” Gjermani, dr. Gerhard Albert, i cili tha se mesazhi i kësaj thirrjeje të Papës është inkurajim per secilin individ dhe shoqeri qe ti bej keto perpjekje  ne shërbim te te mires se larte qe eshte Paqja. Ai me tej, u ndal kryesisht ne tre kapituj te mesazhit: Pergjegjesia e individit per politiken, Nderlidhja mes drejtesise e paqes, dhe Drejtesia mes gjeneratave si nje promovim i paqes. Ne perfundim ai dha nje koment personal nga pikepamja e brezit dhe vendit te tij per shkaterrimet e pasojat e Gjermanise gjate Luftes se Dyte Boterore, e me pas per ta fituar e gezuar siq tha ai hirin e Zotit  duke u kursyer nga tmerret e luftes per 70 vjet sa ka paqe ne kete vend. Ai pergezoj  edhe Kosoven per lirine e saj dhe perfundoi me pershendetjen e Krishtit “Paqeja ne kete shtepi”, ne kete kishe, e ne kete vend.

Ne vazhdim mons. Lush Gjergji, ne ligjërimin e tij, tha se vetë titulli i porosisë “politika e mirë në shërbim të paqes” dëshmon tri gjëra, paqja eshët e mundshme, paqja është e nevojshme dhe paqja është e domosdoshme. Mirëpo, menjëherë shtrohet pyetja jetësore, si te arrihet, zhvillohet, thellohet, perkrahet dhe zbatohet paqja ne nje bote plot me turbullime, batica e zbatica, sfida dhe rreziqe te ndryshme. Papa Francesku e ka nje pikenisje shume burimore ungjillore, porosine e Jezusit dhene Apostujve, e permes tyre kishes, pra neve, ku thote ne cilen do shtepi hyni me pare thoni “Paqja ne kete shtepi”. Prandaj, bartja, dhurimi i paqes eshte mision dhe detyre paresore e Kishes Katolike sepse “shtepia”e ka kuptimin figurativ siq shkruan Papa, ne cdo familje, cdo bashkesi, cdo vend dhe ne cdo kontinent.

Kur jemi te paqja, tha me tej mons Lush Gjergji  duhet permend dy figurat e kombit tone Nene Terezen, shembullin e saj te perkushtimit ndaj Krishtit dhe paqes njerezore ne bote, dhe cmimit Nobel per Paqe kur ajo dha mesazhin me te bukur te ketij Nobeli: “Veprat e dashurise jane vepra te paqes”. Ndersa presidenti historik dr. Rugova me strategjine paqesore dhe jo dhunore e afroj e bashkoj popullin tone me boten demokratike, e ate me ne. “Me kete parim tashme te njohur mund te themi se politika nuk eshte matematike, e njeriu nuk eshte kurre vetem numer, por person njerezor. Papa Francesku i kundervihet gjendjes se luftes dhe frikes duke theksuar se paqja nuk mund te arrihet vetem me ekuilibrin e forcave dhe te frikes”, tha imzot Lush Gjergji.

Nderkaq, ne fjalen e tij, zevendesministri i Jashtem, Enver Hoxhaj, tha mes tjerash se kur e lexon qarte mesazhin e Papes, ne gjejme porosi edhe per Kosoven, e qe ne duhet te reflektojme.  Papa permend dialogun e drejte, e neve na duhet nje i tille me Serbine per nje marreveshje te qendrueshme, per ta permbyllur ceshtjen e Kosoves  e per ta fuqizuar edhe me shume shtetesine saj.

Mons Dode Gjergji, ipeshkev i dioqezës Prizren-Prishtine, duke i pershendetur te pranishmit tha:”Mendoj se nuk ka nje popull qe s, ka pas paqe si ne, por nuk ka edhe nje te tille qe e ka deshiruar paqen me shume se ne. Tashme ate e kemi, por ende te  brishte sepse siq thote Papa, “lulen paqe” nuk e kemi ujitur sa duhet, apo nuk kemi punuar sa duhet per te” tha imzot Dode Gjergji, duke dhene porosine e tij se Paqen nuk duhet ta kuptojme si dicka qe na vjen nga jashte, por qe duhet te buroj nga brendesia dhe kompaktesia jone, e me dashuri te mundohemi ta ndertojme te ardhmen, te familjeve tona, te kishes e bashkesive tjera, te kombit e te ardhmen e shtetit tone”.

E gjithe ngjarja u gershetua me recitime per paqen me aktore nga Shqiperia, ndersa studetet i kenduan paqes dhe lexuan pjese te shkeputura nga mesazhi i Papa Franceskut per Paqen drejtuar botes per vitin 2019. 

Nga Prishtina Rabie Ibraj

16 janar 2019, 14:22