Kërko

Vatican News
Atë  Aldo Skoda Pashkja Atë Aldo Skoda Pashkja 

Atë Aldo Skoda-Pashkja: politika e mirë dallohet nga pjesëmarrja, misioni dhe vizioni

Pas gati 30 vjetësh demokraci, duket sikur shqiptarëve u ka ardhur përsëri dëshira për të ikur nga vendi amë, së paku kështu duket nga sondazhet e nga protestat, duke nisur nga ajo studentore. Koment i atë Aldo Skoda-Pashkjes, me bazë Mesazhin e Papës Françesku në Ditën Botërore të Paqes, kushtuar “politikës së mirë”.

R.SH. - Vatikan

Javës së kaluar, transmetuam një pjesë të intervistës sonë me drejtorin e Institutit Ndërkombëtar Skalabrinian për Emigracionin, atë Aldo Skoda-Pashkja. Sot, në pjesën e dytë, vazhdojmë të reflektojmë me të për Mesazhin e Papës Françesku në Ditën Botërore të Paqes, kushtuar “politikës së mirë”.

“Funksioni dhe përgjegjësia politike – shkruan Ati i Shenjtë Bergoglio – janë sfidë e përhershme e të gjithë atyre, që marrin mandatin për t’i shërbyer vendit të vet, për t’i mbrojtur banorët e tij e për të punuar në shërbim të një ardhmërie të denjë e të drejtë”.

Ndërkaq, pas gati 30 vjetësh demokraci, duket sikur shqiptarëve u ka ardhur përsëri dëshira për të ikur nga vendi amë, së paku kështu duket nga sondazhet e nga protestat, duke nisur nga ajo studentore. Të dëgjojmë sërish atë Aldo Skoda-Pashkjen…

Dëgjo intervistën e Klaudia Bumçit me atë Aldo Skoda-Pashkjen...
13 janar 2019, 09:37