Kërko

Atë Aldo Skoda Pashkja Atë Aldo Skoda Pashkja 

Atë Aldo Skoda-Pashkja për Mesazhin e Papës në Ditën Botërore të Paqes

Duke reflektuar për gjendjen në Shqipëri, por edhe në botë, skalabriniani shqiptar, atë Aldo Skoda-Pashkja komenton Mesazhin e Papës Françesku për Ditën Botërore të Paqes, me temë “Politika e mirë është në shërbim të paqes”.

R.SH. - Vatikan

Mesazhi i Papës Françesku për Ditën e sivjetme Botërore të Paqes vijon të ngjallë debate e të ketë një jehonë të madhe në të gjithë botën. Tema e tij “Politika e mirë është në shërbim të paqes” ka të bëjë me një fushë delikate e të rëndësishme të veprimtarisë njerëzore, që aktualisht, paraqet problematika të shumta në gjithë botën, e, edhe në Shqipëri. Jo më larg se dje, ju informuam për letrën e kryeipeshkvit metropolit të Shkodër-Pultit, imzot Angelo Massafra, drejtuar deputetëve të Shqipërisë, përmes së cilës ai u kërkon të reflektojnë mbi fjalët e Atit të Shenjtë për korrupsionin, pasurimin e paligjshëm, shfrytëzimin pa kriter të burimeve natyrore etj.. Për një koment të mëtejshëm mbi këtë fjalim të Papës, ftuam sot në studio, drejtorin e Institutit ndërkombëtar të Skalabrinianëve për Emigracionin, meshtarin shqiptar, atë Aldo Skoda-Pashkja, njëkohësisht, pedagog në Universitetin Papnor Urbanian të Romës. Ta dëgjojmë…

Dëgjo atë Aldo Skoda-Pashkjen...
10 janar 2019, 16:11