Kërko

 Patriku Kirill Patriku Kirill  

Thirrje e Patrikut Kirill për respektimin e lirisë fetare

Pak para se të mblidhej Sinodi i parë, që bashkoi hjerarkitë kishtare të Kishave ortodokse të Ukrainës, të pavarura nga Patriarkana e Moskës, Patriku i gjithë Rusisë, Kirill, bëri thirrje për të kërkuar respektimin e lirisë fetare

R. SH. - Vatikan

Pak para se të mblidhej Sinodi i parë, që bashkoi hjerarkitë kishtare të Kishave ortodokse ukrainase, të pavarura nga Patriarkana e Moskës, Patriku i Gjithë Rusisë, Kirill, i bëri thirrje Papës Françesku, liderëve të Kishave të krishtera, qeverive të Francës, Gjermanisë e të SHBA-ve, për t’i sinjalizuar lidhur me ndërhyrjen e Shtetit ukrainas në punët e Kishës ortodokse të Kievit e për të kërkuar respektimin e lirisë fetare.

Ç’ndodhi në Sinodin e Kievit?

Pavarësisht prej kësaj thirrjeje, Asambleja e padëshiruar nga Moska, u mblodh dhe ribashkoi hjerarkitë kishtare të Kishave ortodokse të pavaruara nga Patriarkana e Moskës, miratoi statutin e Kishës së sapolindur kombëtare dhe zgjodhi primatin e saj, që do të niset në Stamboll për të marrë, nga dora e Patrikut Bartolomeu, tomos - apo dekretin formal të autonomisë.

Rrezik për episkopatin ukrainas, të lidhur me Moskën

Në mesazhin e tij, Patriku Kirill flet për rrezikun e “persekutimit” të asaj pjese të episkopatit ukrainas, që lidhet me Moskën e që nuk pranoi të marrë pjesë në Sinodin, tashmë të kryer. Letra e Kirillit, e gjatë dhe e hollësishme, kujton disa ngjarje të ndodhura në dëm të Kishës ortodokse ukrainase, të lidhur me Rusinë. Kërkon, më pas, me forcë, të mbrohet liria e ndërgjegjes dhe e fesë. I shqetësuar nga shkeljet e mundshme të të drejtave dhe lirive të të krishterëve ortodoksë të lidhur me Moskën,  Patriku Kirill i drejtohet Papës Françesku; kreut të bashkësisë anglikane, kryeipeshkvit të Canterbury, Justin Welby; të nderuarit Olav Fykse Tveit, sekretar i përgjithshëm i Këshillit ekumenik të Kishave; Antonio Guterres, sekretar i përgjithshëm i OKB-së  si dhe kreut të shtetit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, duke u kërkuar “të mbrojnë lirinë e ndërgjegjes e të fesë, të garantuara nga e drejta. ndërkombëtare”.

17 dhjetor 2018, 14:18