Kërko

A Civitella Alfedena cresce attesa per ?Presepe al Borgo? A Civitella Alfedena cresce attesa per ?Presepe al Borgo? 

Lutje: O Zot, s’jam ende gati!

O Zot!/ Jam për të ardhur keq: gaboj në gjithçka./ Sot, në këtë kohë të Ardhjes,/ Më shkund, o Zot, më shkund fort/ Që gjumi të më dalë/ E të kuptoj se s’duhet ta pres gjithçka prej të tjerëve/ Duarkryq, pa bërë gjithçka që mundem/ Për të mirën e gjithkujt!

R.SH. - Vatikan

Për kohёn e Ardhjes

O Zot!

S’jam ende gati për të bërë mirë,

e duhet të bëj mirë.

S’jam ende gati për të kuptuar

Nevojat e të tjerëve.

S’jam gati ta ndajë

Atë që kam, me ke s’ ka gjë prej gjëje.

S’jam gati as

Vendin t’ia lëshoj në autobus,

Një plaku këputë në këmbë.

Gati nuk jam për të mos e shpërdoruar,

Gjënë e bashkësisë.

O Zot!

Jam për të ardhur keq: gaboj në gjithçka.

Sot, në këtë kohë të Ardhjes,

Më shkund, o Zot, më shkund fort

Që gjumi të më dalë

E të kuptoj se s’duhet ta pres gjithçka prej të tjerëve

Duarkryq, pa bërë gjithçka që mundem

Për të mirën e gjithkujt!

Nuk dua më në asnjë mënyrë

Të jem njeri

Që rron për të mbytur kohën,

Me zemrën zhytur në kotësi

Që njerëzit i lodhë me mërzitjen e tij!

Nё kёtё periudhë Kisha na kujton se koha liturgjike e Ardhjes, qё paparin e përgatit lindjen e Jezu Krishtit, është për çdonjërin rast i volitshëm për të ripërtërirë në zemrën e vet dëshirën për ta takuar Zotin që vjen për të na ofruar shpëtimin e amshuar.

16 dhjetor 2018, 17:59