Kërko

KOSOVO-RELIGION-CHRISTMAS KOSOVO-RELIGION-CHRISTMAS 

Krishtlindja në Kosovë në shenjë mirëkuptimi e shprese

Imzot Dode Gjergji: "Ne kete feste te Krishtit Femije, Shelbuesit te njerezimit, qe erdhi edhe per Shelbimin tone, i ftoj edhe popujt e Evropes, sido qe jene te organizuar ne institucionet shoqerore, politike dhe ekonomike, qe te jene me te drejte e te kene me shume besim te ne shqiptaret".

R.SH. - Vatikan

Kremtimi  Krishtlindjes në Kosovë kaloi në shenjë pajtim, dialogu e shprese për të gjithë. Ipeshkvi i vendit i berri klasës politike për dialog e bashkëpunim për të mirën e përbashkët. Njëkohësisht, Imzot Dodë Gjergji iu drejtua edhe Evropës për një qasje të drejtë ndaj popullit te Kosovës, po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt...

Krishtlindja kremtuar ne Kosove

Krishtlindja i dhuron Kosovës përjetësinë e Nënë Terezës

Si çdo vit tjetër, edhe kësaj radhe porosia e Krishtlindjes bënte thirrje për paqe e pajtim mes njerëzve pa dallim ne Kosove, por edhe klasës politike iu be thirrje për bashkëpunim dhe dialog mes vete për te mirën e vendit. Njëkohësisht, Imzot Dodë Gjergji iu ka drejtuar edhe popujve te Evropës qe te kenë qasje te drejte ndaj popullit te Kosovës.

“Ne kete feste te Krishtit Femije, Shelbuesit te njerezimit, qe erdhi edhe per Shelbimin tone,  i ftoj edhe popujt e Evropes, sido qe jene te organizuar ne institucionet shoqerore, politike dhe ekonomike, qe te jene me te drejte e te kene me shume besim te ne shqiptaret. Ne, nuk na befason padrejtesia, sepse kemi pervoje te hidhur ne te kaluaren, por tani shpresojme ne drejtesi e barazi, ne mesin e popujve. Mbi gjitha, popujt e Evropes, nuk duhet ta shohin popullin tim si rrezik, por si trashegimi kulturore dhe shpirterore te qyteterimit te vet” tha ipeshkvi Dode Gjergji.

Megjithate, Krishtlindja solli diçka te bukur e te shenjte ne Kosove!. Tri shtatore te bukura kushtuar Nene Terezes do te perjetesohen ne tri Kisha te vendit tone, ne katedralen e Prishtinës qe mban emrin e saj, ne Lishen e Letnices ku ajo u frymezua e u misherua me Zotin dhe ne ate te Zllakuqanit.

Keto dhurata erdhen pikerisht ne kete Krishtlindje nga deputetja shqiptare ne Parlamnetin e Kroacise, Ermina Lekaj Perlaskaj dhe skulptori qe jeton e vepron ne Kroaci, Gezim Muriqi i cili edhe i ka realizuar keto vepra artistike. 

Shkeqesia e tij, Imzot Dode Gjergji, eshte shprehur shume i lumtur per keto dhurata, duke thene se me perpjekjen e shqiptareve ne bote, Shen Nene Tereza  po vendoset ne qytetet e sheshet e ndryshme, neper kisha e vende tjera ku vertete po perjetesohet emri i saj. “Kjo na bene te ndihemi te lumtur e krenar dhe per kete falenderoj deputeten, zonjen Perlaskaj dhe te gjithe ata qe kane dhene kontributin e tyre, me qellim qe ne ti kemi afer, ti prekim e ta lusim Shen Nene Terezen per ndermjetesine tone tek Zoti”, tha Imzot Dode Gjergji.

Iniciatore e ketij projekti, deputetja shqiptare ne Parlamentin e Kroacise, Ermina Lekaj Perlaskaj tha se ndjehet shume e privilegjuar, e nderuar dhe e lumtur qe arriti me sukses ta realizoj nismen e saj, duke u ndjere shume e gezuar per keto vepra qe ia dhuroi kishes dhe popullit ne Kosove. 

Ndersa skulptori, Gezim Muriqi, autor i veprave theksoi se idene e deputetes se tyre per te bere dicka per Kosoven-+ e ka pranuar me shume kenaqesi. “Jam ndier krenar qe me eshte besuar kjo pune, por gjithkohen kisha drojen se apo mund t,ia dal me sukses, kur e kisha parasysh se per cfare figure madhore behej fjale” tha skulptori.

Shtatoret kushtuar Shen Nene Terezes jane te bardha, te punuara nga poliesteri  dhe jane dhurate per besimtaret katolike dhe njerezit vullnetmire qe e duan dhe e lusin per ndermjetesim te Zoti. Eshte per ata qe e adhurojne Ikonen e kombit tone dhe nenen e njerezimit, Shenjtes Nene Tereze. 

27 dhjetor 2018, 16:07