Kërko

 Metropoliti Epifaniy (Dumenko) Metropoliti Epifaniy (Dumenko) 

Epifanyj zgjidhet Primat i Kishës së re autoqefale ukrainase

Më 15 dhjetor Koncili ukrainas i ribashkimit të Kishës Ortodokse zgjodhi metropolit 39 vjeçarin Epifanyj.

R. SH. - Vatikan

Më 15 dhjetor Koncili ukrainas i ribashkimit zgjodhi metropolit 39 vjeçarin Epifanyj. I pranishëm edhe presidenti ukrainas, Petro Poroshenko, një përfaqësues i Patriarkanës së Kostandinopojës dhe dy ipeshkvij, të lidhur me Patriarkanën e Moskës. Më 6 janar, Natën e Krishtlindjes ortodokse, parashikohet dorëzimi i “dekretit” të autoqefalisë, në Kostandinpojë.

39 vjeçari Epifanyj (Dumenko), deri tani metropolit i Perejaslav Khmel’nitsky dhe Belotserkovsky pranë Patriarkanës së pavarur  të Kievit,  do ta marrë  dekretin themelues nga Patriarkana e Kostandinopojës, duke u bërë kreu e Kishës së pesëmbëdhjetë ortodokse në botë.

Koncili i unifikimit

Epifanyj u zgjodh më 15 dhjetorin e kaluar, gjatë Koncilit të unifikimit, mbajtur në Kiev, kryesuar nga metropoliti Emmanueli I Galisë, në emër të Patrikut të Kostandinopojës. Fjalët e para të sapozgjedhurit, ishin: “Ia dolëm mbanë, duke i kapërcyer të gjitha vështirësitë”. Më pas kreu i ri i Kishës së Ukrainës kremtoi Liturgjinë e parë Hyjnore të së dielës, në Kishën e Manastirit të Artë të Shën Mikelit, një nga më të lashtat e qytetit.

Dy fjalë për Primatin e ri

I posazgjdhuri, që  mori titullin e metropolitit të Kievit dhe të gjithë Ukrainës, jo atë të patrikut, lindi më 3 shkurt 1979 në fshatin Volkovo, pranë Odesës, në një familje të varfër punëtorësh. Kreu studimet në Seminarin e Kievit e më pas, në Akademinë teologjike të Patriarkanës. Pas një periudhe studimesh dhe praktike në Greqi, u shugurua peshkop i Vyshgorodit e, më pas, metropolit. Kreu detyra të rëndësishme në gjirin e Kishës ortodokse të Ukrainës.

Moska nuk njohu këtë zgjedhje!

17 dhjetor 2018, 14:23