Kërko

 Zoja e Këshillit të Mirë, Pajtore e shqiptarëve Zoja e Këshillit të Mirë, Pajtore e shqiptarëve 

Atë Gjergj Fishta: Urata e Atdhetarit shqyptar, Zojës së Papërlyeme

Thirrje poetike e Atë Gjergj Fishtës, drejtuar Zojës për ta ndihmuar popullin shqiptar në çaste të vështira.

T’falem, o Zojë! – Shqypnija

Sot tepër keq ka ngelun,

Gjithkush po don me e shkelun,

Gjithkush pa gjyq i a bân.

Nji mik kurkund s’po e ká,

Qi zot me i dalë ndër të kqija;

T’ gjith moti i shkon tue kjá;

N’lot t’rime bukën han.

E pra ato nanat tona,

Na kanë pasë thanë q’n’fmini

Se ksajë s’mjeres Shqypní,

Gjithmonë ti i ké dalë zot:

Se ajo ty t’ka Pajtore,

Se as heret, as ne e vona,

Ti kurr s’e ke lshue dore,

S’e lae me dnesë nder lot!…

Ta dish, pra o e Papërlyeme,

Se t’mirë a t’kqí si t’jemi,

Jem t’Ut me gjithçka kemi,

Me shpirt, me Atdhé, me trup:

Se ndihmë prej teje presim,

Mbi tokë e shtekut t’qiellit,

Se shpresën n’Ty veç pshtesim,

N’daç pshtona, n’daç na hup!1

 1Atë Gjergj Fishta, “Vallja Parrizit, Shtëpia botuese: Botimet Françeskane, 2007, fq 33-35

 

07 dhjetor 2018, 17:17