Kërko

Atë Victor Luke Odhiambo,  jezuiti i vrarë në Sudanin e Jugut Atë Victor Luke Odhiambo, jezuiti i vrarë në Sudanin e Jugut 

Sudani i Jugut: vritet keniani i parë, që u bë jezuit

Vritet në Sudanin e Jugut, jezuiti i parë me kombësi keniane.

R.SH. - Vatikan

Atë Victor Luke Odhiambo u plagos për vdekje, natën e 14 nëntorit, nga një grup njerëzish të armatosur, që sulmuan bashkësinë e jezuitëve në Cuibet, shteti i Gok-ut. Tre anëtarët e tjerë të bashkësisë janë gjallë. “Mësues e shembull për ne të gjithë”, deklaron eprori i jezuitëve, atë Artura Sosa, në letrën e tij të ngushëllimit.

3 ditë zie për atë Odhiambon

         Sipas ministrit vendas të informacionit, John Madol, një nga sulmuesit është arrestuar. “Qeveria e shtetit të Goku-ut dekretoi 3 ditë zie. Të gjithë të rrinë në shtëpi, ndërsa vajtojmë meshtarin”, tha ministri i informacionit.  Atë Odhiambo, që ndërroi jetë në moshën 62-vjeçare, pati marrë kushtet përfundimtare si jezuit, më 30 maj 1993. Aktualisht ishte zv.epror i bashkësisë së jezuitëve të Cuibet dhe drejtor i Mazzolari Teachers College.

16 nëntor 2018, 14:46