2018.11.26 Lumturimi i Nënë Clelia Merlonit dioqeza Sapes 2018.11.26 Lumturimi i Nënë Clelia Merlonit dioqeza Sapes 

Sapë: E Lumja Nënë Clelia Merloni frymëzim dashurie ndaj Zotit dhe shërbimi ndaj të afërmit

Motrat “Apostulle të Zemrës së Shenjtë”, të pranishme me misionin e tyre në Shqipëri, falënderojnë Zotin për Lumnimin e themelueses Nënë Clelia Merloni. Meshën e falënderimit, në Kishën “Zoja Rruzare” në famullinë e Dajçit, të premten me 23 nëntor.

R.SH. - Vatikan

Motrat “Apostulle të Zemrës së Shenjtë”, të pranishme me misionin e tyre në Shqipëri, falënderojnë Zotin për Lumnimin e themelueses Nënë Clelia Merloni. Meshën e falënderimit, në Kishën “Zoja Rruzare” në famullinë e Dajçit, të premten e 23 nëntorit, e kryesoi ipeshkvi Sapës, imzot Simon Kulli. Kremtimi u organizua nge famullitari dom Angjelin Krygja në bashkëpunim me motrat Apostulle të Zemrës së Shenjtë të kësaj bashkësie, që shërbejnë këtu prej shumë vitesh.

Grua krejtësisht për Zotin, por gjithashtu edhe për "të gjithë vëllezërit, veçanërisht të vegjëlit, të varfrit, të thjeshtë, të pambrojtur": "Dashuria saj për Zotin", në të vërtetë, "nuk mund të mos reflektonte dhe të mos mishërohej në dashuri për njeriun». “Zemra e saj rrahu njëherësh me rrahjet e zemrës së Krishtit, nësa i përgjigjej armiqësisë e përbuzjes së njerëzve me dashuri”. Kështu kardinali Angelo Becciu e përcaktoi Nënën Clelia Merloni gjatë ceremonisë së Lumnimit, më 3 nëntorin e kaluar, në Bazilikën e Shën Gjonit në Lateran.

Figura dhe shembulli i kësaj gruaje, jeta e së cilës qe plot vuajtje e mundime, jetë me vulën e Kryqit, u përkujtua me kremtimin Eukaristik në Shqipëri. Po më hollësisht nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...

E Lumja Nene Clelia Merloni kujtohte ne Shqiperi

MESHË FALENDERIMI PËR LUMTURIMIN E NËNË KLELIA MERLONIT, THEMELUESE E MOTRAVE “APOSTULLE TË ZEMRËS SË SHENJTË” –DAJÇ

Pas ceremonisë zyrtare të Lumturimit të Nënë Clelia Merlonit, të mbajtur në Vatikan, në fillim të këtij muaji, edhe në Kishën “Zoja Rruzare” në famullinë e Dajçit, të premten e 23 nëntorit, u mbajt meshë falenderimi për lumturimin  e Nënë Clelias, themeluesja e. Mesha u organizua nga famullitari dom Angjelin Krygja në bashkëpunim me motrat e kësaj bashkësie, të cilat shërbejnë në këtë vend prej shumë vitesh.

Mbarë besimtarët e famullisë u bashkuan në Meshën Shenjtë, ku nderoi me praninë e tij edhe Ipeshkvi i vendit, imzot Simon Kulli. “Që në fillim të predikimit të rastit, ipeshkvi falenderoi Zotin që e pasuron kishën e vet me të lumë dhe me shenjtër, sepse ne sot kemi mundësi të imitojmë dhe të ecim gjurmëve të tyre në jetën e krishterë tha ai. Më tej, imzot Simoni u ndal në jetën dhe veprën e Nënë Klelia Merlonit, një nënë e denjë për të ndjekur dhe ecur në gjurmët e Krishtit. Ajo jetoi edhe kalvarin e saj, ku për shkak të shpifjeve e hoqën dhe nga drejtimi dhe pastaj nga instituri që e kishte themeluar vetë me shumë flijime. Ishte një kalvar i frikshëm: me vetmi dhe izolim, me ligështimin e shëndetit e me vuajtje, deri në kufijtë e dëshpërimit. Por përballë Zemrës së Krishtit, e Lumja e re pranoi me gjithë dëshirën për t’u pajtuar me të gjithë, duke gjetur forcë t’i falte ata që e përndiqnin pa faj e mëkat”.

Gëzimin e shenjtërimit të Nënë Clelia Merlonit, në emrin e bashkësisë që shërben në Dajç, e shprehi edhe bija e saj, misionarja motër Roseta, e cila shprehi mirënjohjen për Atin e Shenjtë, që i bëri nder kësaj kongregate, duke e ngritur në elterin e të lumëve themeluesen e tyre, Nënë Clelian.

Me lutjet dhe me bekimin e Zotit dhënë nga ipeshkvi e gjithë bashkësia famullitare e Dajçit u shpërnda e gëzuar në rrugëtimin e secilit në jetën e tyre të përditshme.

Violeta Marashi

26 nëntor 2018, 15:50