Kërko

Shën Dominiku Shën Dominiku 

Më 15 nëntor kalendari kishtar përkujton Shën Albertin e Madh, doktor i Kishës

Shën Alberti, filozof e teolog, studiues i palodhur në kërkim të pikave të takimit ndërmjet shkencës e fesë, domenikan, doktor i skolastikës, dha mësim ndër katedrat më të shquara të kohës e, në universitetin e Këlnit, themeluar prej tij, pati nxënës Shën Tomën e Akuinit

R.SH. - Vatikan

Shën Alberti është njëri nga mësuesit më të mëdhenj të teologjisë skolastike. Titulli, ‘i madh’ (magnus), me të cilin mbeti në histori, flet për gjerësinë e thellësinë e doktrinës së tij, të cilën e shoqëroi me shenjtërinë e jetës.

Shën Alberti, filozof e teolog, studiues i palodhur në kërkim të pikave të takimit ndërmjet shkencës e fesë, domenikan, doktor i skolastikës, dha mësim ndër katedrat më të shquara të kohës e, në universitetin e Këlnit, themeluar prej tij, pati nxënës Shën Tomën e Akuinit. Lindi rreth vitit 1200 në Lauingen të Bavarisë.

Njeri fisnik në trup e në shpirt, ishte i paracaktuar të ndiqte karrierën ushtarake e politike, duke ecur kështu në rrugën e traditës familjare. Por ai dëshironte më shumë të rrinte gjithë ditën mbi libra, sesa të rrokte armët e të ushtrohej në artin e luftës. Dëshira për studim iu thellua edhe më shumë, kur familja u transferua në Itali së bashku me mbretin Federiku II.

Ndërsa frekuentonte universitetin e Padovës, ku thellohej në shkencat natyrore, u njoh me të Lumin Jordanin e Saksonisë, epror i dytë i përgjithshëm i Domenikanëve, menjëherë pas Shën Dedës, që kishte shkuar në Padovë për t’u predikuar studentëve universitarë. Vendosi ta ndiqte, së bashku me nëntë studentë të tjerë, pasi mori nga duart e tij zhgunin domenikan. Vijoi studimin e u bë një nga njerëzit më të ditur të kohës, njohës i të gjitha degëve të kulturës deri në atë shkallë, sa të quhej Doktor universal e të meritonte titullin ‘i Madh’ që më të gjallë.

U zgjodh provincial i Domenikanëve në Gjermani e më pas, ipeshkëv i Regensburgut, mision nga i cili u largua për t’iu rikushtuar mësimdhënies e predikimit. Qe ndërmjetës e lajmëtar i paqes ndërmjet popujve e, në Koncilin e Lionit, dha kontributin e dijes së tij për bashkimin e Kishës greke me atë latine.
Ndonëse në moshë të shkuar, ngjitej me shkathtësi djaloshare në katedër, por një ditë, ashtu si e kishte paralajmëruar Virgjëra Mari, për të cilën kishte devocion të posaçëm, kujtesa e tij papritmas u shua. Atëherë hoqi dorë nga dija e tokës e nisi të shikonte vetëm drejt qiellit, për ku u nis më 15 nëntor 1280.
Trupi i tij pushon në paqe në kishën famullitare të Shën Andreut në Këln. U shpall i Lum nga Papa Gregori XV në vitin 1622; Shenjt e Doktor i Kishës nga Piu XI, në vitin 1931; Pajtor i studiuesve të shkencave natyrore nga Piu XII, më 16 dhjetor 1941.

Veprat:
Vepra e plotë e Albertit u botua për herë të parë në Lion, në vitin 1651, nën kujdesin e Atë Pietro Xhemit, O.P.; për herë të dytë, në Paris, më 1890-99, nën drejtimin e Abatit të Kryedioqezës së Reimsit, Auguste Bornje.
Shenjti trajtoi argumente nga më të ndryshmet, duke i dhënë përgjigje shumë problemeve të dijes së kohës. Më poshtë po radhisim titujt e traktateve, që la Alberti i Madh, sipas disiplinave të ndryshme shkencore:

Logjikë:
Shtatë traktate
Shkencat fizike:
Physicorum
De Coelo et Mundo
De Generatione et Corruptione
Meteororum
De Mineralibus
De Natura locorum;
De passionibus aeris

Biologji:
De vegetabilibus et plantis
De animalibus
De motibus animalium
De nutrimento et nutribili
De aetate
De morte et vita
De spiritu et respiratione
Psikologji:
De Anima
De sensu et sensato
De Memoria, et reminiscentia;
De somno et vigilia;
De natura et origine animae;
De intellectu et intelligibili
De unitate intellectus contra Averroistas
Philosophia pauperum

Morale ë:
Ethicorum
Politicorum
Metafizikë:
Metaphysicorum
De causis et processu universitatis

Teologji:
Commentario su Dionigi l'Areopagita
Commentario alle Sentenze di Pietro Lombardo
Summa Theologiae
Summa de creaturis
De sacramento Eucharistiae
Super evangelium missus

Esegjezi:
Commentari sui Salmi e sui Profeti
Commentari sui Vangeli
Sull'Apocalisse
Sermone (Predikime)
De quindecim problematibus
Vepra që besohet të jenë shkruar prej Shenjtit:
De apprehensione
Speculum astronomiae
De alchimia
Scriptum super arborem Aristotelis
Paradisus animae
Liber de Adhaerendo Deo
De Laudibus Beatae Virginis
Biblia Mariana
Compendium theologicae veritatis
De causis et proprietatibus elementorum
De erroribus philosophorum
De fato
De lapidibus
De praedicabilibus
De praedicamentis
In categorias Aristotelis
Super geometriam Euclidis.

15 nëntor 2018, 09:40