Kërko

Kamerun Kamerun 

Lirohen 3 klaretianët, marrë peng në Kamerun, por jo shoferi

Faqja e internetit claret.org jep lajmin për lirimin e 3 misionarëve klaretianë të rrëmbyer në Kamerun.

R.SH. - Vatikan

“Falenderojmë Zotin për lirimin e sivëllezërve tanë misionarë, që u rrëmbyen më 23 nëntor” në jugperëndim të Kamerunit. Kështu shkruhet në faqen e internetit të klaretianëve, claret.org. Fatkeqësisht, lajmërojnë ata, “shoferi është akoma në duart e rrëmbyesve”.

Rrëmbyer në zonën anglofone

         Tre misionarët e Bijve të Zemrës së Papërlyer të Marisë “po shkojnë tashmë në Daouala”. Është fjala për atë Jude Thaddeus Lanche, për atë Placide Muntong Gweh dhe për një student të kongregatës, Abel Fondem Ndia. Ata u rrëmbyen nga njerëz të armatosur në udhën për Muyenge, ku do t’u çonin ndihma humanitare viktimave të konfliktit në zonën anglishtfolëse. Në terren vijojnë ndeshjet ndërmjet ushtrisë qeveritare dhe kryengritësve separatistë.

Falenderime e lutje

         Klaretianët i falenderojnë të gjithë për “mesazhet e solidaritetit”, duke kërkuar lutje për shoferin, që akoma nuk është liruar.

30 nëntor 2018, 12:04