Kërko

2018.11.08 Diocesi del Kosovo commemora 550-mo avviversario di Giorgio Castriota 2018.11.08 Diocesi del Kosovo commemora 550-mo avviversario di Giorgio Castriota  

Kisha katolike e Kosovës kujton trimërinë e Gjergj Kastriotit dhe shpirtin e Shën Nënë Terezës

Sipas ipeshkvit të Prishtinës, imzot Dodë Gjergjit, vendit i duhet guximi i Gjergj Kastriotit dhe shpirti i Nenës Terezë. Kisha Katolike në Kosovë e kujtoi, fund-javën që kaloi, figurën e jashtëzakonshme e unike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes, me kremtime liturgjike e veprimtaritë kulturore.

R.SH. - Vatikan

Kisha Katolike në Kosovë e kujtoi, fund-javën që kaloi, figurën e jashtëzakonshme e unike të Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në 550-vjetorin e vdekjes, me kremtime liturgjike e veprimtaritë kulturore. Në përmbyllje të këtyre kremtimeve e aktiviteteve, ipeshkvi i vendit, imzot Dodë Gjergji mes tjerash pohoi para pjesëmarrësve: ”I lutem Zotit që populli ynë ta ketë guximin e Gjergj Kastriotit dhe shpirtin e Nenës Terezë”.  Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Kisha katolike e Kosovës kujton Gjergj Kastriotin

Te shtunen qe kaloi, më 10 nëntor, ora 11,00, nje Meshë e bukur u kremtua ne Kishen Katedrale “Shen Nene

ansambli ”Arbresha” e Misionit Katolik ne Zvicer shfaqi nje koreodrame mbresëlënëse nga koreografi i mirënjohur  Xhemajli  Berisha me titull: “Takimi i Gjergj Kastriotit me Nene Terezen”, qe ngjalli shume emocione tek te pranishmit, ndersa Imzot Dode Gjergji pas pershendetjes dhe pergezimit te tij, drejtoi kete porosi ”I lutem Zotit qe populli yne ta kete guximin e Gjergj Kastriotit dhe shpirtin e Nenes Tereze”. 

Gjergj Kastrioi perjetesohet ne ambientet e Katedrales “Shen Nene Tereza”

Kisha Katolike në Kosovë vazhdon veprimtaritë e saj ne kuadër të Vitit Jubilar,  550 vjetorit të pavdekësisë dhe përjetësisë së Gjergj Kastriotit.

Te shtunen qe kaloi, më 10 nëntor, ora 11,00, nje Meshë e bukur u kremtua ne Kishën Katedrale “Shën Nene Tereza” ne Prishtine, ku moren pjese besimtare te shumte nga te gjitha famullitë e Dioqezës Prizren-Prishtine, njerëz te vullnetit te mire, motra, rregulltare e rregulltare. Per  këtë kremtim, kishte ardhur edhe nje grup intelektualësh arbëresh nga Italia.

Ne nje atmosfere madheshtore me kenge te bukura, urate e lutje, Meshën solemne e celebroi shkëlqesia e tij, ipeshkvi imzot Dode Gjergji ne bashkemeshim me mons Lush Gjergjin, vikar  i Dioqezës se Kosoves  dhe me mbi 30 meshtare te tjere.

Sot e kujtojme Gjergj Kastriotin Skenderbeun, njeriun me te madh qe historia ia ka dhene popullit  tone dhe vazhdojme ta kujtojme  ate me zell per jete e mot! Keshtu e nisi fjalen e tij, imzot Dode Gjergji, duke shtuar se Skenderbeu ka qene mbret pa kurore, por  se sot kurora e tij jemi ne, populli yne, ndersa gur te cmueshem ne kuroren e Skenderbeut jane te gjithe ata te cilet e kane fuqine e tij te trimit e guximit, pra ata qe jane te gatshem per ta perqafuar te verteten.

Barleti, tha tutje mons Gjergji, qe moti  shkruante mbi trishtimin e madh qe e kishte kapluar popullin tone kur ndërroi jete Skenderbeu dhe se kishte filluar te venitej dite per dite shpresa per jete. Por, Kisha me Driten e vet ka vazhduar panderprere me rezistencen pasive dhe qendresen aktive per te mbajtur gjalle shpresen e popullit.

“Falenderojme Zotin, sepse jemi dëshmitarë qe gjithë kjo rezistence nuk ka qene e kote dhe historia sot po i shpreblen vuajtjet shekullore te popullit tone. Megjithate, populli yne e ka pasur nje fat te keq kur individ te ndryshem jane munduar ta fiknin kujtesen, por nuk kane mundur, sepse e verteta nuk vdes kurre. Thonin mos i kërkoni dokumentet e Gjergj Kastriotit  ne Shqiperi sepse atje nuk ka, turku i ka djeg, atje mund te gjeni vetem ndonje mur, por e vërteta nuk digjet, ngase ajo ndizet ne kujtimet dhe zemrat e popullit tone”, vlersoi imzot Dode Gjergji, duke i ftuar te gjithe, siq tha, qe te lutemi per secilin njeri ne vendin tone, qe ta kete driten e se vertetes  ne zemren e vet, dhe te lutemi per te gjithe ata qe na udheheqin e na drejtojne qe te mendojne si Gjergj Kastrioti per fatin e popullit tone. 

 

Me te mbaruar mesha e kremtimit, te gjithe pjesëmarrësit dolen jashtë per t, ju gëzuar  momentit te përurimit te mozaikut te Gjergj Kastriotit i skalitur ne murin e kembenares, te cilin e bekoi imzot Dodë Gjergji.

E, me pas ne sallen “Pjetër Bogdani”, ne ambientet e katedrales, ansambli ”Arbresha” e Misionit Katolik ne Zvicër shfaqi nje koreodrame mbresëlënëse nga koreografi i mirënjohur  Xhemajli  Berisha me titull: “Takimi i Gjergj Kastriotit me Nene Terezen”, qe ngjalli shume emocione tek te pranishmit, ndersa Imzot Dode Gjergji pas pershendetjes dhe pergezimit te tij, drejtoi kete porosi ”I lutem Zotit qe populli yne ta kete guximin e Gjergj Kastriotit dhe shpirtin e Nenes Tereze”. 

12 nëntor 2018, 13:57