Kërko

Imzot George Frendo dhe Papa Françesku Imzot George Frendo dhe Papa Françesku 

Imzot Frendo mbi takimin e shqiptarëve me Papën për Vitin e Skënderbeut

Një grup shqiptarësh do të takohen me Papën Françesku, në Vatikan, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Vitin mbarëkombëtar kushtuar Heroit të madh të luftës kundër otomanëve. Intervistë e Elidon Dodajt me imzot George Frendon...

R.SH. - Vatikan

Nesër në orën 17.00, një grup shqiptarësh, autoritete kishtare e politike nga Shqipëria, Kosova e nga trevat e tjera ku jetojnë shqiptarë, përfshirë arbëreshët e Italisë, do të takohen me Papën Françesku, në Vatikan, me rastin e 550-vjetorit të vdekjes së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në Vitin mbarëkombëtar kushtuar Heroit të madh të luftës kundër otomanëve.

Veprimtaria është organizuar nga kreu i misionit diplomatik të Shqipërisë në Selinë e Shenjtë, Majlinda Dodaj. Në të do të jenë të pranishëm edhe artistë shqiptarë me famë botërore, të cilët, në mbrëmje, do të japin shfaqje në Teatrin prestigjoz Argjentina, në qendër të Romës.

I kërkuam një intervistë për këtë veprimtari, që gati mbyll Vitin kushtuar Skënderbeut, kryetarit të Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë, imzot George Frendo, edhe ai i pranishëm në takimin e nesërm. Intervista është e Elidon Dodajt, drejtor i Karitasit dioqezan të Tiranës. Ta dëgjojmë…

Dëgjo intervistën me imzot Frendon...
18 nëntor 2018, 09:00