Cerca

Vatican News
E bija e Asia Bibit, Eisham, me babain e saj. E bija e Asia Bibit, Eisham, me babain e saj.  (ANSA)

E bija e Asia Bibit: falënderim gjykatësve guximtarë. Së shpejti, në Venedik.

Në një videomesazh, regjistruar dje e përhapur nga Ndihmë për Kishën që Vuan, e bija e Asia Bibit, Eisham, u shpreh mirënjohjen të gjithë atyre, që u lutën dhe u angazhuan për nënën e saj dhe shpreson se së shpejti, familja e saj, më në fund e bashkuar, do të mund të vizitojë Venedikun, pikërisht kur atje organizohet manifestimi kushtuar të krishterëve të martirizuar #VeneziaInRosso.

R. SH. - Vatikan

Në një videomesazh, regjistruar dje, përhapur nga Ndihmë për Kishën që Vuan, e bija e Asia Bibit, Eisham, pasi falënderon të gjithë ata, që u lutën dhe ndihmuan për lirimin e sëmës, shpreh besimin se së shpejti familja do të jetë, tashmë e bashkuar, në Venedik. Dëshmi e gjallë martirizimit, pikërisht atje, ku zhvillohet manifestimi kushtuar të krishterëve të persektuar.

Falënderim, përmes videos

“Dëshiroj t’ju falënderoj të gjithë ju, që vijoni të luteni për nënën time. Dëshiroj t’u them faleminderit edhe gjykatësve guximtarë si dhe sistemit gjyqësor të Pakistanit që, më në fund, e njohu pafajsinë e nënës sime. Falënderimi im shkon edhe tek të gjitha qeveritë, që u shqetësuan për ardhmërinë e për shpëtimin tonë, si qeveria italiane”.

Kështu shprehet Eisham, në videomesazh, në pritje për ta parë, më në fund, gjithë familjen e bashkuar, pa ankthin e tmerrshëm, që e tronditi  jo me ditë, por me vjet!

Falënderimi i së bijës së Asia Bibit
20 nëntor 2018, 13:43