Cerca

Vatican News
 Patriarku kaldeas Louis Raphael Sako, Patriarku kaldeas Louis Raphael Sako,  (AFP or licensors)

Bagdad: takimi i 26-të i patriarkëve katolikë të Lindjes

Në Bagdad, më 26 deri më 30 nëntor, do të mbahet takimi partriarkëve katolikë të Lindjes

R: SH. - Vatikan

Do të nisë më 26, për të përfunduar më 30 nëntor, pranë Selisë së  Patriarkatit kaldeas të Bagdadit, takimi i 26-të i Patriarkëve katolikë të Lindjes, kushtuar temës të të rinjve, si “shenjë shprese për Lindjen e Mesme”. Të gjithë pjesëmarrësit do të jenë mysafirë të patriarkut kaldeas Louis Raphael Sako, që ishte president delegat në Sinodin e ipeshkvijve  kushtuar të rinjve, në Vatikan.

Programi i takimit

Samiti i rëndësishëm - njoftojnë burime të Patriarkatit, rimarrë nga Agjencia Fides - do të fillojë me një bashkëkremtim eukaristik, kryesuar pasdite, nga patriarku siro-katolik, Ignace Youssif III Younan, pranë katedrales siro-katolike të Zojës së Ndihmës së Përhershme, e cila, më 31 tetor 2010, qe teatër masakre, kryer nga një grup i armatosur i Al Kaedës,   që la pas rreth 50 besimtarë të vdekur, ndërmjet të cilëve, edhe dy meshtarë.

Një komunikatë e re kushtuar Lindjes së Mesme

Sipas programit, të marten, më 27 nëntor, do të kremtohet takimi  i patriarkëve me një grup të madh të rinjsh të krishterë irakianë, në Katedralen kaldease kushtuar Shën Jozefit. Takimi do të përfundojë me botimin e një komunikate përfundimtare mbi kushtet e bashkësisë së krishterë në Lindjen e Mesme, në këtë kohë trazirash të vazhdueshme për popullsitë e kësaj zone të martirizuar, ku nuk flitet vetëm për masakra e atentate, por edhe për shpresa.

24 nëntor 2018, 15:31