Versioni Beta

Cerca

Vatican News
EKTA 14579 (20X30 cm) EKTA 14579 (20X30 cm)  (FOTO SERVIZIO FOTOGRAFICO DEI MUSEI VATICANI)

Atë Gjergj Fishta: Shpresa në Zotin

Pse n'Tenzonë gjindet perdlimi,/ Gjindet ndjesa edhè mishrira; / Edh' Ai, po, qi âsht vetë e mira,/ Fajesh popllin e shperblen.

R.SH. - Vatikan

DE PROFUNDIS - Shpresa në Zotin

Atë Gjergj Fishta: përkthim i Psalmit 130/129

1. Prej ktej s'ultit zâ'n t'a lshova:

  Vrrimen t'ême, Zot, ndigjoje,

  Edhè luten ti veshgjoje,

  Urë-pervûjtë qi të bâj sod.

2. N'vêsh oroe per shka gabova,

  Per shka, i mjeri, vetë t'kam fye,

  Kush e qet, o Zot, me tye?

  Un shpëtimin e pres kot.

3.  Por pse ti, o Perendí,

  Jé mishrira e pambarueme,

  E pse un lé kam n'Fé të lume,

  Ndjesë prej teje sod un pres.

4. Të gjith shpresen në fjalë t'Ti

  Shpirti i jêm e ka pështetë,

  Edhè kurr un per ketë jetë

  Shpresën m'Zotin nuk e tres.

5.  Q'se t'bâjë shêj në qiellë agimi

  E dér m'mbramjet vonë e vonë,

  Shpresën poplli t'két n'Tenzone

  Qi dorë-thát t'mjerin s'e kthen.

6.  Pse n'Tenzonë gjindet perdlimi,

  Gjindet ndjesa edhè mishrira;

  Edh' Ai, po, qi âsht vetë e mira,

  Fajesh popllin e shperblen.

02 nëntor 2018, 10:00