Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji 

Sinodi: ipeshkvi Kosovës, imzot Dodë Gjergji, të rinjtë janë shpresa jonë

Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, pjesëmarrës në Sinodin kushtuar të rinjve, flet rreth fillimit të punimeve të këtij Sinodit të Ipeshkvijve për të rinjtë dhe për temat që trajtohen siç është marrëdhënia, dialogu e bashkëpunimi ndërmjet klerit e të rinisë, misioni i Kishës me të rinj në shoqërinë bashkëkohore.

R.SH. - Vatikan 

"Në Sinodin e ipeshkvijve mbretëron një atmosferë vëllazërore, e përzemërt, do të thosha familjare. E besoj që ky Sinod do të jetë një përvojë e bukur për t’i dëgjuar të rinjtë dhe për të rivendosur dhe kualifikuar përsëri atë aleancë ndërmjet brezave që sjell afrim, pajtim, qëndrueshmëri e siguri për botën dhe për Kishën”. Kështu shprehet, në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican Nedws, ipeshkvi i Prishtinë-Prizrenit, imzot Dodë Gjergji, pjesëmarrës, si Atë Sinodal, në Asamblenë e XV Përgjithshme të Rregullt, e cila do të përfundojë më 28 tetor, në të cilën marrin pjesë  si dёgjues (uditor) edhe 34 të rinj, në moshën nga 18 deri nё 29 vjeç.

Tema e këtij Sinodi është: “Të rinjtë, feja dhe shqyrtimi i thirrjes. Ndёr 267 etёr, që marrin pjesë, pra janë edhe dy ipeshkvij nga trevat shqiptare, nga Shqipëria ipeshkvi i Lezhёs, imzot Ottavio Vitale dhe ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, me të cilin folëm mbi fillimin e punimeve të këtij Sinodit të Ipeshkvijve kushtuar të rinjve dhe temat që trajtohen si marrëdhënia, dialogu e bashkëpunimi ndërmjet klerit e të rinjve, misioni i Kishës dhe i të rinjve në shoqërinë bashkëkohore etj, ta dëgjojmë....

Imzot Dode Gjergji, sinodi i te rinjve 2018
04 tetor 2018, 18:06