Kërko

2018.10.05 Mons Ottavio Vitale vesovo Albania 2018.10.05 Mons Ottavio Vitale vesovo Albania 

Imzot Vitale: të rinjtë shqiptarë janë thesar për ne dhe për Kishën Universale

Edhe të rinjtë shqiptarë, përmes përgjegjësit të Konferencës Episkopale të Shqipërisë, ipeshkvit të Lezhës, imzot Ottavio Vitale, japin kontributin e tyre në Sinodin e Ipeshkvijve kushtuar të rinjve, që po zhvillohet në Vatikan.

R.SH. Vatikan

Sinodi është një eksperiencë e çmueshme për mbarë Kishën, e në mënyrë të veçantë për Kishën ndër shqiptarë. Është një rast i volitshëm për t’u pasuruar me përvojën e Kishës botërore e posa posaçërisht me potencialin që kanë të rinjtë.

Në mikrofonin e redaksisë shqipe të Vatican News, Imzot Vitale flet për rëndësinë dëgjimit të të rinjve nga ana e Kishës. Ne, duhet t’u japin mundësinë të rinjve për t’i shpreh idetë, propozimet, shqetësimet dhe ëndrrat e tyre, dhe të rinjve u kërkojmë të jenë sa më pranë Kishës, për të ecur së bashku Udhës së jetës.  Kisha, shton imzot Vitale, duhet t’i konsiderojë dhe vlerësojë më shumë të rinjtë, sepse ata janë të pjekur, janë inteligjentë, e dinë çfarë i duhet një Kishe për të qenë e gjallë, prandaj edhe mund të mësojmë shumë prej tyre.

Si ipeshkëv i Lezhës, ku gjendet memoriali i Gjergj Kastriotit Skënderbeut, në kuadrin e vitit jubilar të 550-vjetorit të vdekjes së heroit të kombit shqiptar, imzot Vitale thotë se “Gjergj Kastrioti nuk është vetëm personalitet e luftëtar i së kaluarës, po shembulli tij është aktual e frymëzues edhe për ne sot".

Nga Gjergj Kastrioti duhet të mësojmë afrimin, bashkimin e dialogun me njëri-tjetrin, për të punuar për qëllime e ideale të përbashkëta. Kështu kemi Gjergj Kastriotin e Shën Nënë Terezës që na frymëzojnë në veprimtarinë tonë”. Po më hollësisht të mikrofonin e dom David Xhuxhës ta dëgjojmë imzot Ottavio Vitale.....

Imzot Vitale: të rinjtë shqiptarë janë thesar për ne dhe Kishën Universale
05 tetor 2018, 14:56