Kërko

 Mesha për falënderimin e Zotit në përfundim të Sinodit Mesha për falënderimin e Zotit në përfundim të Sinodit 

Sinodi. Imzot Forte: Fytyra e një Kishe “në dëgjim”.

Për imzot Bruno Forten, kryeipeshkëv i Chieti-Vasto-s, teolog, Sinodi i të rinjve, në të cilin mori pjesë, përuron një stil të ri të Kishës sinodale e në dëgjim!

R. SH. - Vatikan

“Dëshiroj të nënvizoj kryesisht forcën e ngjarjes, domethënien që pati për fenë tonë e për mbarë Kishën tonë”. Këtë pohoi imzot Bruno Forte, kryeipeshkëv i Chieti-Vasto-s, teolog, sapo u kthye në dioqezë, pasi kaloi një muaj të tërë në Romë, ku mori pjesë në Asamblenë e përgjithshme të zakonshme të Sinodit të Ipeshkvijve, kushtuar të “Rinjve, fesë dhe shqyrtimit të thirrjes”, gjatë të cilit punoi edhe në komisionin për dokumentin përfundimtar. “Ishte ngjarje e vërtetë hiri” - shpjegon - ngjarje sinodale, siç duhet përkufizuar. Ngjarje, në të cilën u ec së bashku “cum Petro e sub Petro”, nën udhëheqjen e Pjetrit, nën të e me të”. Ne - tregon teologu - e vërejtëm këtë e Papa Françesku u hapi të gjithëve rrugën, që të kishin mundësi të kontribuonin me liri të plotë.

Këta të rinj janë “shenjat e kohëve”

Duke nisur nga të rinjtë, që ishin të pranishëm si dëgjues e që dhanë një ndihmesë themelore. Pikërisht për këtë - shpjegon imzot Bruno Forte - më duket se doli në dritë fytyra e një Kishe “në dëgjim”, duke nisur nga vetë Ati i Shenjtë, që u vu i pari në dëgjim, duke ua vënë mirë veshin  të gjitha fjalëve, që u thanë në praninë e tij. E pas Papës, edhe 270 ipeshkvij, përfaqësues të pesë kontinenteve, që dëgjuan e u dëgjuan, nxitën e u nxitën nga të rinjtë e mbarë botës, të ftuar në këtë tubim universal. Mund të themi se këta barinj janë shenjë e një Kishe, që u vu në dëgjim së bashku me Pasardhësin e Pjetrit, një Kishe, që pranon se në “shenjat e kohëve”, domethënë edhe në këta të rinj, që për shumë aspekte janë  e sotmja dhe e ardhmja e botës, është duke folur vetë Shpiti Shenjt!

 

31 tetor 2018, 13:09