Kërko

2018.09.18 Mons Simon Kulli vescovo albanese di Sapa Imzot Simon Kulli ipeshkev i Sapes 2018.09.18 Mons Simon Kulli vescovo albanese di Sapa Imzot Simon Kulli ipeshkev i Sapes 

Kisha katolike e Shqipërisë afër emigrantëve shqiptarë në Itali

Nën organizimin dhe shoqërimin e meshtarit të dioqezës së Sapës, dom Artur Kola, i cili herë pas here kremton në këto zona, Imzot Simoni u njoh nga afër me raelitetin e emigrantëve, me familjet e tyre dhe me këtë rast kremtoi Meshën e Shenjtë për emigrantët shqiptarë

R.SH. - Vatikan

President i Komisionit për  Misionet dhe Emigracionin pranë Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë,  ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, këtyre ditëve vizitoi emigrantët shqiptarë që jetojnë në zonën e Piemontes, kryesisht në Bra, Savigliano dhe në Alba.

Nën organizimin dhe shoqërimin e meshtarit të dioqezës së Sapës, dom Artur Kola, i cili herë pas here kremton në këto zona, Imzot Simoni u njoh nga afër me raelitetin e emigrantëve, me familjet e tyre dhe me këtë rast kremtoi Meshën e Shenjtë për emigrantët shqiptarë në Shenjtëroren “Madonna dei Fiori”Bra dhe në kishën e “Shën Pjetrit Apostull” në Savigliano. Po më hollësisht të ndjekim  shërbimin e Violeta Marashit....

Ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, këtyre ditëve vizitoi emigrantët shqiptarë
05 tetor 2018, 19:18