Kërko

Tramonto Fatebenefratelli nel mondo Tramonto Fatebenefratelli nel mondo 

Kisha e Kosovës kremtoi Ditën e 92-të Botërore të Misioneve

Dita Misionare Botërore, është themeluar 92-vjet më parë nga Papa Piu XI dhe na kujtoj se dashuria e krishterë, është shpirt i misionit, që u kremtua për të 92-tën herë. Misioni niset nga zemra.

R.SH. - Vatikan

Komuniteti i famullisë kishtare ‘Shën Nënë Tereza’ në Prishtinë, të dielën kremtoi Ditën 92-të Botërore të Misioneve me temën “Së bashku me të rinjtë, t’ua çojmë Ungjillin të gjithëve”. Në Meshën solemne me popullin e Zotit, famullitari dom Fatmir Koliqi kujtoi domethënien e kësaj dite misionare dhe historinë e misionit të krishterë ndër popullin shqiptar, duke u nisur, mund të thuhet, nga misionari parë, shën Pali Apostull që solli Lajmin e Mirë – Ungjillin në trevat shqiptare. Pastaj kujtoi figurën madhe të misionares së Dashurisë Hyjnore, bijën e popullit shqiptar, Shën Nënë Terezën – Ganxhe Bojaxhiut, që shkriu jetën si misionare e Jezu Krishtit pranë më të varfërve të mbarë botës.

Kujtojmë se Dita Misionare Botërore, është themeluar 92-vjet më parë nga Papa Piu XI dhe na kujtoj se dashuria e krishterë, është shpirt i misionit, që u kremtua për të 92-tën herë. Misioni niset nga zemra, dhe detyra e të krishterit është t’ia kumtojë çdo njeriu “Lajmin e Mirë” se Zoti është dashuri. Dita misionare botërore, e themeluar 92-vjet më parë nga Piu XI, që i dha një shtytje të jashtëzakonshme misionit në gjirin e popujve, e sot na bën të reflektojmë mbi detyrën që ka çdo i pagëzuar për ta kumtuar Ungjillin me gëzim e guxim, sepse ky është edhe kuptimi i krishterë i kumtimit.

Në të vërtetë, misioni, në se nuk frymëzohet nga dashuria, kufizohet në veprimtari filantropike e shoqërore. Ndërsa për të krishterët vlejnë fjalët e Shën Palit Apostull: “Dashuria e Krishtit na shtyn”. Prandaj, çdo i pagëzuar, ashtu si shermendi i lidhur me hardhinë, mund të bashkëpunojë në misionin e Krishtit, i cili përmblidhet kështu: T’i çojë çdo njeriu lajmin e mirë se ‘Zoti është dashuri’ e se pikërisht për këtë dëshiron ta shpëtojë botën. Po t’i kthehemi kremtimit të Ditës së 92-të Botërore Misionare kremtuar në Prishtinë, nga ku na njofton Rabie Ibrajt...:

Dëgjo informacionin e Rabije Ibrajt...

"Shkoni ne mbare boten dhe predikoni Ungjillin, kjo ishte porosia e fundit e Jezusit dhe sot e gjithe kisha katolike ne krye me Papa Franceskun e festojne Diten Boterore te Misioneve, e ne kishën tone sot ne kete dite shenjte pagezojme dy foshnja te cilat iu bashkohen femijeve te Zotit, tha ne fillim te fjales predikuese dom Fatmir Koliqi famullitar i Prishtinës, ne meshen  e se dieles qe u mbajt ne Katedralen “Shën Nene Tereza”.

Pran Lterit ishte vendosur simboli ku tregohej bota me ngjyra te laremishme te racave e kombeve te ndryshme, e nenkuptohet se  edhe permasa misionare eshte e madhe gjithandej botes qe shpërndahet dhurata e fese permes Ungjillit e kishes.

 “Nuk mund te mos e kujtojme fillimin e ketij Ungjilli ne popullin tone, Shen Pali  qe e ka ndje kete shpirt misionare qe quhet edhe Apostulli i Popujve. Me kete fuqi thirrjeje misionare vjen ne trevat ilire e arberore shqiptare ky ungjillëzues, i cili pagezoi njerezit e pare te trevave tona. Dhe, po te mos ishte ky ungjillzues, ne nuk do te ishim te tille cfare jemi. E, te mos ishte Nene Tereza misionare qe mori dhene me shembullin e saj, ne nuk do ta kishim te shenjten tone”, tha dom Fatmiri.

Sipas tij, shpirti i misoneve, shpirti Jezusit per te predikuar e prmovuar kete fe, e cila eshte dhurate e Zotit, eshte esenca e Kishes, eshte brumi dhe kuptimi i saj, pra Shen Pali qe na perhapi lajmin e mire te ungjillezimit te popullit dhe Nene Tereza qe e ka mberri kulmin misionar duke i sherbyer  mbare botes, ne menyre te vecante Kalkutes me te gerbulur e te varfer nder me te varfer.  

Por, per tu bere misionar i nje populli apo vendi, tha dom Fatmiri, se pari duhet te behesh misionar i vetevetes, duhet ta leme shpirtin shenjte qe ta ungjillëzoj brendesine tone, qe Ungjilli i Jezusit, fjalet e tij te misherohen brenda nesh, sepse vetem ashtu mund ti perngjajme Shen Palit e Nene Terezes.

“Ta lusim  Zotin per cdo misionar ne bote qe gjenden ane e kend saj, por gjithnje duke e kujtuar se edhe ne kemi qene toke misionarike dhe e kemi ndjer faren e Ungjillit ne familjet tona, ne token tone dhe kjo fare ka arritur te mbije e te jep frut. Edhe dikur Imzot Pjeter Bogdani kur populli ishte  ne zor nga pushtuesi e mendonte se Zoti i ka quar duart prej tij, ai lutej: “Shpetona o Zot se mbaruam, shpetoje kete fare te Ungjillit tend”, dhe ky eshte rezultati i asaj qe ne jemi sot te krishtere. Bogdani as varrin nuk e ka ne Prishtine, ne qytetin tone, por e ka shpirtin dhe ai nuk shuhet kurre”, vlersoi dom Fatmiri duke dhene porosine e tij ne kete feste te Jezusit: Shkoni e pagezoni kudo qe mundeni “Ne emer te Atit, te Birit e te Shpirtit Shenjte”, se edhe ne pothuajse per cdo te diel po riperterihemi, edhe sot keto dy foshnja qe marrin Sakramnetin e Pagezimit jane deshmia me e mire per rriten e kishes tone ne Kosove".

23 tetor 2018, 15:33