Kërko

2018.06.27 Udienza Generale Papa Francesco e Mons. Gjergj Meta 2018.06.27 Udienza Generale Papa Francesco e Mons. Gjergj Meta 

Imzot Gjergj Meta: E Lumja Marie Tuci na mëson t’i themi po së mirës e të refuzojmë të keqen

Në jetën e saj të shkurtër, Marie Tuci ka transmetuar fuqinë e fesë duke shndritur ndërgjegjet e tjerëve me besimin e patundur në Krishtin e Gjallë dhe me dashurinë për kulturën e jetës.

R.SH. - Vatikan

Sot, më 24 tetor, përkujtojmë të Lumen Marie Tuci, martire e Krishtit në kohën e regjimit komunist në Shqipëri, në përvjetorin e vdekjes. Kjo martire e fesë së krishterë, në periudhën e regjimit komunist në Shqipëri, Marie Tuci përkujtohet sot në përvjetorin e vdekjes edhe nga vendlindja saj, dioqeza e Rrëshenit të Mirditë.

Në jetën e saj të shkurtër, Marie Tuci ka transmetuar fuqinë e fesë duke shndritur ndërgjegjet e tjerëve me besimin e patundur në Krishtin e Gjallë dhe me dashurinë për kulturën e jetës. Kujtojmë se Marie Tuci është e vetmja femër që gjendet deri më tani, në listën e martirëve shqiptarë, 38 prej të cilëve u shpallen të Lum në Kishën Katedrale të Shkodrës, më 5 nëntor 2016.

Mbi figurën e kësaj dëshmitare të fesë dhe të kulturës, sikur dëshmoi jeta, vepra dhe martirizimi i Marie Tucit, postullantes së Motrave Stigmatine, sot në përvjetorin e vdekjes, flasim me ipeshkvin Rrëshenit imzot Gjergj Meta, i cili ndalet e figura frymëzuese e kësaj martire duke pohuar se e Lumja Marie Tuci, në Mirditë, ka një rëndësi dhe një vend të veçantë, ajo mes shumë tjerash, na mëson të përqafojmë të mirën e të refuzojmë të keqen, po ta dëgjojmë në mikrofonin e dom David Xhuxhës..........

Imzot Gjergj Meta: E Lumja Marie Tuci na mëson t’i themi po së mirës
24 tetor 2018, 15:22