Fantazi e dritës së Zotit Gjykatës Fantazi e dritës së Zotit Gjykatës 

Hallowen. Atë Bamonte: “Duan ta zbehin vizionin e krishterë të jetës, për të rikthyer atë pagan”.

Është festë e rrezikshme? Flasin ekzorçistët: “Nuk është lojë e pafajshme, por projekt kundër krishterimit”.

R. SH. - Vatikan

“Hallowen bën pjesë në një projekt më të gjerë, të mbështetur fuqimisht nga mjetet e komunikimit. Nuk lidhet vetëm me fitimet. Synimi kryesor është   ta nxisë opinionin publik, e në veçanti fëmijët, adoleshentët dhe të rinjtë, të familjarizohen me mendësinë e okultizmit e të magjisë, krejt e huaj e armiqësore për fenë dhe kulturën e krishterë. Duan ta zbehin vizionin e krishterë të jetës e të rikthejnë atë pagan”. Alarmin e jep atë Francesco Bamonte, kryetar i Shoqatës Ndërkombëtare të Ekzorçistëve.

“Përvoja ime, ashtu si dhe e meshtarëve të tjerë, tregon se festa e Hallowen, duke përfshirë edhe kohën që i paraprin, po bëhet gjithnjë më shumë për të rinjtë, çast i zgjedhur për njohjen me realitetet sektare ose të lidhura me botën e okultizmit, me pasoja të rënda jo vetëm në planin  shpirtëror, por edhe në atë të tërësisë psiko-fizike. Atë Bamonte shpjegon, për Agjencinë Sir,  se “adhuruesit e shejtanit, në këtë natë, në ritet e tyre të mbrapshta, të kremtuara për nder të tij, ia ofrojnë lojërat dhe 'energjitë'  e gjithë atyre që, qoftë edhe thjesht për dëfrim, e gjithnjë sipas ndjeteve të satanistëve, kujtojnë me këtë festë botën e terrinave". Nuk mund të themi se të gjithë ata, që kremtojnë Hallowen, kanë përvojë negative, por “për ndjekësit e djallit të mallkuar” kjo është kënaqësi e madhe. Galdojnë, kur shohin se si në këtë natë fëmijë, adoleshentë, të rinj e të rritur nuk orientohen kah drita e mrekullueshme, bukuria e madhështia e Zotit, por, në një farë mënyre, ecin nëpër shtigje të errta, që çojnë kah mbretëria e së keqes. Me bindjen se kështu fuqizohet pushteti i djallit në shoqëri e në shpirtin e tyre. Kjo - festa e Hallowen! Nuk është lojë, pra. Por miqësi me botën e territ e zotërinë e saj.

 

31 tetor 2018, 18:02