Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Kremtimi festёs sё Zojёs Rruzare nё fshatin Bishtazhin tё Gjakoёv, 7 tetor 2018 Kremtimi festёs sё Zojёs Rruzare nё fshatin Bishtazhin tё Gjakoёv, 7 tetor 2018 

Festa e Zojës Rruzare në fshatin Bishtazhin të Gjakovës

Rruzarja është lutje kundruese së cilës të gjithë mund t’i afrohen: të mëdhenj e të vegjël, laikë e meshtarë, të ditur e më pak të ditur. Rruzarja është lidhje shpirtërore me Marinë për të mbetur të bashkuar me Jezusin, për t’u mishëruar me Të, për t’i përvetësuar ndjenjat e për t’u sjell si Ai që është sjell.

R.SH. - Vatikan

Festa e Zojës Rruzare, si çdo vit, edhe sivjet u kremtua solemnisht  në famullinë Kishtare të Bishtazhinit të Gjakovës, në Kosovë, me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme besimtarësh nga të gjitha viset e Kosovës si dhe nga diaspora. Mbi përgatitjen shpirtërore të besimtarëve për festën e Pajtores Qiellore, Zojës Rruzare dhe kremtimet liturgjike të kësaj feste, me Meshën solemne kryesuar nga françeskani Atë Ndue Kajtazi, nga Prishtina na njofton Rabie Ibrajt....

Festa Zojes Rruzare ne famullin e Bishtazhinit Gjakove

 Ne Kosove u kremtua Festa e Zojes Rruzare

Rruga qe te shpie tek famullia e “Zojes Rruzare” ne Bistrazhin te Gjakoves, ishte e ngushte per ti zene te gjithe ata besimtare nga shume famulli te Kosoves, qe shpejtonin per te shkuar ne festen e bukur. Sapo te jesh krejt afer, te bjen ne sy urata: “Zoja Rruzare lutu per ne”, hyn brenda hapesires se blerte para kishe dhe shikon rreth e rrotull dhjetra qindra besimtare, motra, meshtare, personalitete politike, e qytetare te vullnetit te mire qe kishin ardhe ne kete te kremte madheshtore.

E gershetuar me muziken e bukur kishtare, kete Meshe Shenjte e celebroi franceskani, Pater Ndue Kajtazi, ne bashkemeshim me Mons Lush Gjergjin dhe meshtare te tjere.

Ne nje predikim qe do te mbahet mend gjate, Pater Ndue Kajtazi fillimisht, shfletoi historine e luftes 30 vjecare mes te krishtereve evropiane, perkatesisht katolikeve e protestanteve dhe invazionin otoman i cili po e shfrytezonte perplasjen e brendshme te tyre per ta pushtuar pas Ballkanit edhe gjithe Evropen. “Beheshin luftera te tmerrshme ne det. Saktesisht ne diten e sotme me 7 tetor 1571, pra pas vdekjes se Gjergj Kastriotit, Papa i asaj kohe Piu V, i shenjte, e thirri gjithe Evropen qe ta lus Rruzaren qe Zoja e Bekueme ta mbroj ate nga gjakataret otomane. Historia thote se me kete date e kete vit flotat detare te krishtera i vrasin hiq me pak se 25 mije turq, duke u njohur edhe si beteja e fundit ne det. Te krishteret dhe Papa kete fitore ia pershkruajne Zojes Rruzare, sepse kisha ne Europe lutej per fitore. Me pas, Papa shpalli 7 tetorin Festen e Zojes Rruzare, dhe gjithe muajin tetor” tha Pater Ndou.

Ai ne vazhdim u ndal tek nderimi i figures se Zojes Rruzare, shekuj me pare e sot dhe vecorite dalluese te nderimit te saj nga kisha katolike, ortodokse, protestante, por edhe ne islam. “ Meqenese ne jetojme bashke me vellzerit tane  mysliman, ne duhet ta dime se cfare ata mendojne per Zojen e Bekuar. Ne islamin e mirefillte, Zoja e Bekuar eshte shume e nderuar dhe ne kuran i eshte kushtuar nje surl apo liber. Ata Marine e quajne Merjem, qe do te thote eshte pa njolle, e delire, e paster.

Sipas ketij besimi Maria eshte e zgjedhura e Zotit dhe eshte e krijuar krejte e paster, pa asnje mekat, me e mira grua ne bote. Ata besojne se vetem Krishtin dhe Merjemin djalli nuk i ka prek me dore” vlersoi Pater Ndou, duke shtuar pak sa i mllefosur, se sot ne shoqerine tone eshte edhe me keq se ne kohen e Papa Piut te Peste, sepse atehere shkaterrimi ishte nga jashte, e sot ka filluar nga brenda, qe eshte shkaterrim me i madh, se ne liri e demokraci po rrenohen dite per dite vlerat shpirterore dhe te mirefillta jetesore, duke permendur shembuj konkret, si ne Kosove, Shqiperi e ne mbare Evropen.

“Kur te largohesh prej Zotit, vendi i lirohet atij te keqit, kur i largohesh drites, ia leshon vendin territ, tha pater Ndou duke shtuar se Evropa e ka larguar Zotin prej shtepise dhe shprehu zhgenjimin  e tij se kush sot po e drejton Evropen e krishtere. Sipas tij, vetem Rruzarja Shenjte mund ta shpetoj familjen tone, vendin tone dhe Evropen tone. Mund ta shpetoj vetem fjala e Zojes se Bekuar, qe thote: “Beni cka t’ju thote Krishti”, perfundoi fjalen e tij , Pater Ndue Kajtazi.  

Ne fund te Meshes, famullitari kishes “Zoja Rruzare”, dom Marjan Demaj, pasi i falenderoi te pranishmit per pjesemarrje, tha se, kjo feste shpresoj qe te reflektoj per me shume paqe ne bote, per me shume drejtesi e dashuri, e per me shume jete me me shume vlera shpirterore. “Falenderoj Zotin per kete mot te mire qe na ka dhurue qe te kremtojme e te gezohemi se bashku ne festen e Zojes Rruzare” tha dom Marjani i cili i uroj te gjithe “Ju ndihmofte Zoja Rruzare”

08 tetor 2018, 14:13