2018.09.05 Cattedrale di Prishtina Kosovo 2018.09.05 Cattedrale di Prishtina Kosovo 

Famullia kishtare e Prishtinës fillon vitin e ri të katekizmit për fëmijët dhe të rinjtë

Gjatë Meshës, dom Fatmir Koliqi uroi vitin e ri të katekizmit dhe “bekoi fëmijët, çantat dhe mjetet tjera te shkollës, duke i uruar për mbarëvajtje ne mësim dhe edukim ne rrugën e Zotit”. Kujtoi se “pasuria e Kishës, janë fëmijët dhe edukimi i tyre ne hirin, në rrugën e Zotit".

R.SH. - Vatikan

Me kremtimin solemn të Meshës së dielës së 28-ë gjatë vitit liturgjik, komuniteti kishtar i kryeqytetit të Kosovës përuroi vitin e ri të katekizmit për fëmijët e të rinjtë që përgatiten për marrjen-kremtimin e Sakramenteve të Rrëfimit parë, Kungimit të parë dhe të Krezmimit apo Përforcimit. Meshën e kryesoi famullitare dom Fatmir Koliqi në bashkëkremtim me zëvendës famullitarët. E në homelinë e tij, dom Fatmiri mes tjerash kujtoi se “pasuria e Kishës, janë fëmijët dhe edukimi i tyre ne hirin, në rrugën e Zotit".

Ky është një thesar i madh qe e kemi dhe duhet ta ruajmë si sytë e ballit!. Prandaj u bëj thirrje ju prindërve që të mos pushoni te luteni, t’i duani dhe edukoni siç duhet fëmijët tuaj!”.

Gjatë Meshës, dom Fatmir Koliqi “bekoi fëmijët, çantat dhe mjetet tjera te shkollës, duke i uruar për mbarëvajtje ne mësim dhe edukim ne rrugën e Zotit”. Po më hollësisht nga Prishtina, të ndjekim shërbimin e Rabia Ibrajt....

Famullia kishtare e Prishtinës fillon vitin e ri të katekizmit

Famullia Kishtare e Prishtinës, Meshën e së dielës e pati paksa me te veçantë, ngase pothuajse e tera iu dedikua fëmijëve të famullisë kishtare, me rastin e fillimit të Katekizmit në kuadër të këtij viti shkollor.

Mesha u mbajte ne kishen katedrale “Shen Nene Tereza” ne Prishtine e cila u mbush plote e perplote me besimtare e dashamire te kishes, motra e katekiste te vegjel qe ishin ulur ne radhet e para te ulseve, e te cilet i jepnin pamje gazemore  ambientit te brendshem, dhe qe kulmonte nga kenget e bukura te korit te kishes.

Meshen e drejtoi famullitari Prishtines, dom Fatmir Koliqi ne bashkemeshim me meshtare te tjere. Ne fjalen e tij te rastit, pasi foli per Fjalen e Zotit te kesaj te diele, per te vecantat, rendesine e domethenien e saj ne jeten e perditeshme, nenkuptohej se vlerat shpirterore jane shume me te medha dhe vlejne shume e me shume se pasuria e luksi ne jete. Ne rastin konkret, sipas tij, pasuria e kishes, jane femijet dhe edukimi i tyre ne hirin dhe rrugen e Zotit.

“Ky eshte nje thesar i madh qe e kemi dhe duhet ta ruajme si syte e ballit!. Prandaj juve prinder ju ftoj sot qe te mos pushoni te luteni, ti duani dhe edukoni drejte femijet tuaj!. Juve besimtare, ju ftoj qe te luteni per keta femije, qe Zoti ti ruaj e mbeshtes ne rrugen e jetes se tyre!. Te luteni edhe per ne meshtaret e motarat, qe jemi edukatore, sepse katekizmi, mesimi i fese, eshte detyre paresore e kishes. Ndersa ne te gjithe bashke jemi kisha, jemi fytyra, jemi kompozimi me i bukur i asaj qe quhet Bashkesia e Krishtere. Ne, e kemi detyre, madje detyre fisnike qe te jemi afer ketyre femijeve qe te rriten e zhvillohen me hirin e Zotit, qe eshte rruga e drejte edhe per secilin prej nesh”, tha dom Fatmiri, duke u zotuar qe Famullia e Prishtines nuk do te ndalet asnjehere qe keta femije te brumosen me dije te shendoshe, ne menyre qe, ti duan vlerat shpirterore, vlerat familjare dhe vlerat kombetare.

Por, siç thote populli, cdo perpjeteze e ka teposhtezen, edhe te dielen kishte gezim por edhe dhimbje, ngase nje katekiste afro 8 vjeçe, dite me pare, kaloi ne amshim pas nje aksidenti ne trafikun rrugor. Dom Fatmiri i pikelluar tha: “Ishte Ermira Hajadri qe kaloi ne amshim dhe natyrisht familjaret, ne dhe femijet ndjejme dhimbje dhe na mungon shume, por ajo tashme eshte ne qiell se bashku me shenjte e engjej, prandaj, ne menyre te vecante me ju femije se bashku dore per dore, ta lusim Zotin tone Jezu Krishtin per shpirtin e saj, sepse ai na therret dhe na  ben qe te jemi bijte e bijat e Atit te Shenjte”, perfundoi fjalen e tij, dom Fatmiri.

Pas gjestit emocional te fëmijëve dhe lutjes per Ermirën, ne fund te Meshes dom Fatmir Koliqi bekoi femijet, çantat e mjetet tjera te shkolles, duke i uruar ata per mbarevajtje ne mesim dhe edukim ne rrugen e drejte te Zotit.

15 tetor 2018, 16:44