Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Takimet e Gjeçovit në Zym të Hasit të Prizrenit 2018 Takimet e Gjeçovit në Zym të Hasit të Prizrenit 2018 

“Takimet e Gjeçovit”, manifestimi në Zym të Hasit iu kushtua Gjergj Kastriotit në 550-vjetorin e vdekjes

Atë Shtjefën Gjeçovi, françeskan shqiptar kosovar, është një nga figurat vigane që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare, i cili për kontributi e tij, radhitet përkrah gjenive të tjerë të krishterimit ndër shqiptarë, si imzot Pjetër Budi, imzot Pjetër Bogdani, imzot Gjon Kazazi, Atë Gjergj Fishta, Atë Anton Harapi e shumë e shumë të tjerë

R.SH. - Vatikan

Manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, u mbajt në fshatin Zym të Hasit, nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës të Kosovës , organizuar nga Shoqata Letrare “Shtjefën Gjeçovit” e Zymit në bashkëpunim me Drejtorinë për Kulturë të Komunës së Prizrenit. Në manifestimin që mbahet me rastin e përvjetorit të vrasjes së françeskanit e studiuesit shqiptar, kolosit të Fesë e të Atdheut, Atë Shtjefën Gjeçovit më 14 tetor  1929, kishte një program të pasur e të larmishëm, e morën pjesë personalitete dhe studiues të fushave të ndryshme.

Kujtojmë se Atë Shtjefën Gjeçovi, françeskan shqiptar kosovar, është një nga figurat vigane që krishterimi i fali kulturës kombëtare shqiptare, i cili për kontributi e tij, radhitet përkrah gjenive të tjerë të krishterimit ndër shqiptarë, si imzot Pjetër Budi, imzot Pjetër Bogdani, imzot Gjon Kazazi, Atë Gjergj Fishta, Atë Anton Harapi e shumë e shumë të tjerë.  Po t’i kthehemi manifestimit “Takimet e Gjeçovit” që është një ngjarje që mbledhë veprimtarë, artistë, krijues, politikanë dhe mysafir të shumtë nga mbarë trojet shqiptare e  të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt nga Prishtina......

Manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit” në f Zym të Hasit

                   Ne Zym te Hasit u kremtuan bukur  “Takimet e Gjeçovit”

Zymi i Hasit kishte festë të madhe më 12 e 13 tetor.  Kremtohej 47 vjetori i manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, qe është nën përkujdesjen e Ministrisë së Kulturës, ndërsa organizohet nga Shoqata Letrare “Shtjefën Gjeçovit” e Zymit dhe Drejtorati për Kulturë i Komunës së Prizrenit. Sivjet ky eveniment iu kushtua Gjergj Kastriotit, në 550 vjetorin e pavdekësisë.

Në ditën e parë të festës, është mbajtur sesioni shkencor “550 vjet të Gjergj Kastriotit Skënderbeut ne përjetësi”, është hapur ekspozitë me fotografi e libra kushtuar heroit tonë kombëtar, të përgatitur nga gazetari e publicisti, Frrok Kristaj, si dhe një tjetër me vepra artistike nga Llesh Dodbiba, skulptor nga Tirana. Është përuruar shtëpia muze e At Shtjefën Gjeçovit dhe ajo e aktores së parë në vend, Katarina Josipit, si dhe është promovuar “Dita e bukës zymjane” ku janë ekspozuar gatime tradicionale nga zymjanet dhe gratë tjera nga trevat e ndryshme të Kosovës dhe Shqipërisë.  

Në ditën e dytë ishte pjesa qendrore, ku morën pjese qindra pjesëmarrës nga të gjitha fushat e jetës dhe trevat tona. Manifestimin e shpalli të hapur, Patër Ndue Kajtazi ofm, kryetar i shoqatës letrare “Shtjefën Gjeçovit” e Zymit.

Ne një fjale rasti, mons Lush Gjergji tha se jemi këtu se bashku për ta falënderuar Zotin, provaninë e tij, e për te falënderuar historinë tonë martire e të përgjakshme qysh prej kohës ilire, neper kohët e Arbërisë e deri në kohën tone, ku njerëzit më të mirë që i pati populli ynë, ditën ta  flijonin vetveten, për ta mbrojtur dinjitetin dhe personalitetin tonë ilir, arbëror e shqiptar.

“Bota na njeh, na pranon e nderon përmes personaliteteve dhe figurave të mëdha që i kemi. Gjergji ynë i bashkoj principatat e atëhershme arbërore si kurrë me pare, dhe si kurrë me vone, dhe dëshmoi para botes se çka do te thote afrimi, takimi, bashkimi e vëllazërimi gjithëkombëtar. Kjo i nevojitet edhe sot popullit tone dhe duhet te bashkohen kokat dhe zemrat shqiptare”, porositi mons Lushi, duke shtuar se ngjarjet e tilla së bashku me të madhin hero e martir, krijues e arkeolog, shkrimtar e historian, biblicist, At Shtjefën Gjeçovin ne jemi këtu për ta nderuar të kaluarën tonë të lavdishme, për t‘u frymëzuar për të tashmen dhe për t‘u motivuar për të ardhmen. 

Ministri Kujtim Gashi pasi foli per figurën e kontributin e At Shtjefën Gjeçovit ne fushën e historisë e kulturës se kombit tone, tha se këtu afër shtatores së tij po i mungon edhe një figure tjetër madhore, ajo e ipeshkvit imzot Pjetër Bogdanit, duke u zotuar se vitin tjetër do ta inaugurojmë mu ne ketë vend, por edhe shtatoren e heroit kombëtar Gjergj Kastriotit Skënderbeut, gurthemelin e se cilës sapo e  përuruam.   Ne këtë ngjarje madhështore, për kontributin ne veprat e tyre per Gjergj Kastriotin, me çmimin  “Pena e Bogdanit” u nderuan prof. Eqrem Zenelaj dhe publicisti, Prend Buzhala.

Pena e Shtjefën Gjeçovit iu nda Mons Lush Gjergjit dhe mons Hil Kabashit, i cili tha: Ky manifestim e ka rendesine e vet ne ruajtjen e kujtesës kolektive, qe mos ta harrojmë identitetin, ta çmojmë atë se çfarë jemi dhe ti kultivojmë sa me shumë vlerat tona të mëdha. Pena e “Anton Pashkut” iu nda studiuesit nga Shkupi, prof.  Nehat Sopaj, ndërsa shpërblimi “Unaza e Katit” iu dha bashkëshortes së heroit Agim Ramadanit, Shukrijes, aktiviste e dalluar, te ciles ia dorëzoi miku dhe bashkëluftëtari i tij i Betejës së Koshares, deputeti Anton Çuni.

Manifestimi “Ditët e Gjeçovit” u begatua me poezitë e autoreve nga trevat tona si dhe pese ansambleve artistike nga Zymi, Rremaj, Krusha, Rreshni dhe Mirdita qe përmes instrumenteve, valleve e kostumeve te bukura, promovuan vlerat tona shpirtërore e kombëtare. 

16 tetor 2018, 12:34