Kërko

Caritasi dioqezan i Sapës organizon takimin me Personat me Aftësi Ndryshe, dioqeza e  Sapes Caritasi dioqezan i Sapës organizon takimin me Personat me Aftësi Ndryshe, dioqeza e Sapes  

Caritasi dioqezan i Sapës organizon takimin me Personat me Aftësi Ndryshe

Caritasit dioqezan, pranë famullisë së “Zojës Rruzare” në Dajç të Zadrimës, organizoi takimin për rreth 170 Personat me Aftësi Ndryshe nga të gjitha famullitë e dioqezës

R.SH. - Vatikan

Dioqeza e Sapës, përmes Caritasit dioqezan, organizoi pranë famullisë së “Zojës Rruzare” në Dajç të Zadrimës, takimin për rreth 170   Personat me Aftësi Ndryshe  nga të gjitha famullitë e dioqezës. Gjatë takimit u lutë Rruzarja e Shenjtë, në përgjigje edhe të Papa Françeskut, për të lutur uratën e Rruzares për Kishën gjatë tetorit, u kremtua Mesha e Shenjtë, udhëhequr nga ipeshkvi i Sapës, Imzot Simon Kulli, dhe u vijua me drekën vëllazërore, shoqëruar me muzikë nga artistët e zonës, që ofruan kontributin e tyre falas për Personat me Aftësi Ndryshe. Më hollësisht nga Vau-Dejës, të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit......

Caritasi dioqezan i Sapës organizon takimin me Personat me Aftësi Ndryshe

                                 TAKIMI PE PERSONAT ME AFTËSI NDRYSHE

Famullia “Zoja Rruzare” në Dajç të Zadrimës, ka qenë vendi mikpritës i takimit të radhës me Personat me Aftësi Ndryshe, organizuar nga Caritas Dioqezan Sapa. Kjo shtresë tashmë janë pjesë aktive e jetës dioqezane, ku tregohet një vëmendje maksimale për kujdesin dhe mbështetjen për t’u integruar më lehtësisht në përditshmërinë e jetës së tyre, jo vetëm personale por edhe atë shoqërore dhe komunitare.

Takimi filloi me Rruzaren e Shenjtë në përgjigje edhe të Papa Franceskut, i cili na fton të gjithëvë që të lutemi me Rruzaren gjatë këtij muaji, dhe këto lutje i kushtohen kishës në mbarë botën. Menjëherë pas Rruzares, u kremtua Mesha e Shenjtë, qendra e bashkimit të çdo të krishteri, udhëhequr nga bariu i grigjës së Sapës, Imzot Simon Kulli, i cili në fjalën e tij të rastit falenderoi Zotin për dhuratën e jetës së këtyre personave, ku nëpërmjet institucionit bamirës të Caritasit dhe falë punës së vullnetarëve dhe bashkëpunimit të të gjithë atyre që ndihmojnë dhe japin kontributin e tyre në ecjen vëllazërore, mundësohet kjo iniciativë në përkujdesjen e Personave me Aftësi Ndryshe.

Pas Meshës, takimi vijoi edhe me drekën vëllazërore në një klimë mjaft festive, shoqëruar dhe me muzikë live, ku artista të zonës, japin kontributin e tyre falas në gëzimin e zemrave të Personave me Aftësi Ndryshe, duke krijuar kështu një kreativitet sa më social ashtu edhe kulturor.

Dreka u organizua nga Caritas Sapa, po vlen të përmendet mikpritja e famullitarit të kësaj famullie, dom Angjelin Krygja, i cili në bashkëpunim me motrat dhe të rinjtë e famullisë i dhanë ngjyra harmonie në çdo pikëpamje këtij takimi.

Ishin të pranishëm rreth 170  persona nga të gjitha famullitë e dioqezës, të cilët u shoqëruan nga famullitarët dhe motrat përgjegjës, si dhe familjarët e tyre. E kjo mënyrë bashkëpunimit tregon një zhvillim të shoqërisë shqiptare, duke i përfshirë Personat me Aftësi Ndryshe në sferat e jetës sociale, për t’iu bërë të mundur integrimin dhe mosdiskriminimin në shoqërinë apo vendin ku jetojnë

22 tetor 2018, 14:33