Kërko

 Takim Kishat- BE gjatë presidencës së Austrisë. Takim Kishat- BE gjatë presidencës së Austrisë. 

BE-Kishat: diskutohet për emigracionin, integrimin shoqëror dhe ambientin

Në takimin e sotëm të BE-së me institucionet dhe bashkësitë rregulltare, u diskutua kryesisht për sfidat politike të Evropës gjatë vitit të ardhshëm, me theksin mbi “Demokracinë e barazinë, si vlera të përbashkëta”.

R. Sh- Vatikan

“Evropa është atdheu i njerëzve me shumë fe e çdo evropian ka të drejtë ta praktikojë fenë e vet në paqe e siguri” - e pohoi këtë Frans Timmermans, zëvendës-president i parë i Komisionit, duke pritur në Pallatin Berlaymont të Brukselit, përfaqësuesit e institucioneve dhe bashkësive rregulltare, të pranishme në Evropë. Në Takim – i 14-ti zyrtar i Bashkimit Evropian dhe Kishave, promovuar mbi bazën e nenit 17-të të Traktatit BE - morën pjesë  përfaqësues të krishterimit, islamit, hebraizmit dhe feve të tjera. Tema, në qendër diskutimit, ishte: “Ardhmëria e  Evropës: të përballohen sfidat, përmes veprimtarive konkrete”. Takimi u përqendrua, pra, kryesisht mbi sfidat kryesore politike, që duhet të përballojë Evropa vitin e ardhshëm si dhe mbi zgjedhjet në Parlamentin evropian. Pjesëmarrësit – njofton një nga burimet e BE-së - diskutuan posaçërisht mbi rrugën, që duhet të ndjekë Bashkimi lidhur me përballimin e emigracionit dhe integrimit shoqëror, për mbrojtjen e mënyrës sonë të jetesës. U prekën edhe tema  tejet aktuale, ndërmjet të cilave, liria e fesë, mbrojtja e të drejtave themelore, aspektet shoqërore të integrimit evropian, nacionalizmat dhe populizmat. Një sërë sfidash, pra, që duhet të përballojë Bashkimi Evropian, posaçërisht emigacioni, terrorizmi dhe integrimi. Bashkësitë fetare në takim përfaqësoheshin nga metropoliti Athanasios (Konferenca ortodokse greke), imami Khalid Benhaddou (islami), imzot Mariano Crociata (ipeshkëv i Latinës, zëvendës-president i parë i Comece (Komisionit të episkopateve të Bashkimit evropian); rabini Albert Guigui (hebraizmi), imzot Antoine Herouard (ipeshkëv i Lille), Robert Innes (ipeshkëv anglikan); Frank July (Kisha ungjillore, Gjermani), Christian Krieger (president i Konferencave të kishave evropiane – Cec).

 

08 tetor 2018, 18:07