Papa Francesco e frati francescani Papa Francesco e frati francescani 

Atë Vitor Demaj: françeskanët mbrojtën identitetin e popullit sh

Me Atë Demajn flasim për lidhjet e shën Françeskut me shqiptarët, për historinë e françeskanëve në Shqipëri që, sipas historianëve, nis në vitin 1240, siç pohon edhe mbishkrimi në një rrasë të vendosur mbi derën e Kishës françeskane në Lezhë.

R.SH. - Vatikan

Në festën e sotme liturgjike, 4 tetor, të shën Françesku të Asizit, themeluesit të Urdhrit françeskan, për figurën e këtij shenjti të njohur në mbarë botën, për aktualitetin e mesazhit që vjen nga dëshmia e jetës së tij ungjillore, flasim françeskanin shqiptar Atë Vitor Demajn.

Me Atë Demajn flasim edhe për lidhjet e shën Françeskut me shqiptarët, për historinë e françeskanëve në Shqipëri që, sipas historianëve, nis në vitin 1240, siç pohon edhe mbishkrimi në një rrasë të vendosur mbi derën e Kishës françeskane në Lezhë, në të cilën lexohet: "Hoc templum Fratrum Minorum ćdificatum ast anno MCCXL = Ky tempull i Vëllazënve të Vogjël u ndërtue në vjetin 1240".

Rrasa në fjalë është e shkruar latinisht, por sipas dëshmisë së Atë Lorencit nga Santa Croce, i pari që e përmendë ketë rrasë, origjinali qe në gjuhën greqishte. Atë Lorenci ishte Eprori Provincial i Françeskanëve të Shqipërisë në vitin 1720 dhe në ketë kohë, duke përshkruar një dokument të arkivit historik të kuvendit françeskan të Lezhës, shënon tekstualisht: "Provinçja e Françeskajëve të Shqipnisë asht nji nder ma të vjetrat e Urdhnit të Fretënve, si shifet nga themelimi i Kuvendit të Shën Mërisë në Lezhë, përtej Drinit, në ballin e Kishës së cilit gjindet endë sot ky mbishkrim latin, i përkthyem nga një tjetër grekisht".

Dihet se në qindvjetorin e parë të Françeskanëve në Shqipëri (1219-1939) Fretërit i dhanë dioqezave shqiptare 11 ipeshkvij e kryeipeshkëvij. Pra, flitet për misionin e françeskanëve tash mase 800 vjet, në periudha të ndryshme dhe të vështira, në mesin e shqiptarëve, sipas trinomit për Fe, Kulturë e Atdhe, si dhe për lidhjet e françeskanëve me Gjergj Kastriotin Skënderbeun.  Po në mikrofonin e redaksisë shqipe ta dëgjojmë Atë Vitor Demajn...

Atë Vitor Demaj ofm
04 tetor 2018, 09:15