1993-04-25 Giovanni Paolo II Viaggio apostolico in Albania 1993-04-25 Giovanni Paolo II Viaggio apostolico in Albania 

5 tetor 1980 mesazhi Shën Gjon Palit II drejtuar popullit shqiptar

Gjon Pali II: "..sot nuk mund të mos e hedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike e Shqipërisë tronditet thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasurohet nga dëshmia e martirëve të saj; ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, rregulltare e besimtarë të thjeshtë".

R.SH. - Vatikan

Më 5 tetor 1980, gjatë vizitës në Otranto të Italisë, nga brigjet e përtejme të Adriatikut, Papa Gjon Pali II i drejtoi popullit shqiptar mesazhin e parë të dashurisë atërore dhe të kujdesit për grigjën e vogël, të martirizuar, të katolikëve, nën thundrën e diktaturës komuniste.

Në homelinë e Meshës Shenjte, kushtuar martirizimit të të krishterëve në shekuj, Papa Wojtila sensibilizoi mbarë botën me fjalët:..

Papa Shën Gjon Pali II nga Otranto i drejtohet popullit shqiptare më 5 tetor 1980

E kështu sot nuk mund të mos e hedh vështrimin përtej detit, ku Kisha heroike e Shqipërisë tronditet thellë nga persekutimi i gjatë, por edhe pasurohet nga dëshmia e martirëve të saj; ipeshkvij, meshtarë, rregulltarë, rregulltare e besimtarë të thjeshtë”.

05 tetor 2018, 12:41