Kërko

2018.05.17 vetrata dipinta chiesa 2018.05.17 vetrata dipinta chiesa 

Shenjtorët e javës 2 - 9 shtator

Gëzimi më i vërtetë gjindet në lidhjen me Krishtin Zot, pasi ta takojmë, ta ndjekim, ta njohim, ta duam, falë tendosjes së vazhdueshme të mendjes e të zemrës. Të jetë dishepull i Krishtit: kjo i mjafton të krishterit. Miqësia me Mësuesin i jep shpirtit paqen e qetësinë e thellë, edhe në çastet më të errta të provës.

R. SH. - Vatikan

E diel më 2 shtator, Kisha katolike kremton të dielën e 22-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më 2 shtator, kalendari pёrkujton shën Albertin e Vitit; shën Zenonin, martir i Nikomedisë. 

Të hënën më 3 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Gregorin e Madh, papë e doktor i Kishës. 

Të martën më 4 shtator, kalendari pёrkujton shën Bonifacin I, papë, shën Rozen e Viterbos, virgjër, shën Marinin, oshënar e shën Mosiun, profet e ligjdhënës.

Tё mërkurën më 5 shtator, kalendari kishtar pёrkujton Shën Nënë Terezën, Ganxhe Bojaxhiun, themeluesen e Misionareve të dashurisë, bijën e motrën shqiptare, Nënën dhe Engjëllin e të varfërve. 

Më  datёn 5 shtator, kujtojmë pёrvjetorin e vdekjes së Nënë Terezës. E ky përvjetor e festë liturgjike do të kremtohet në të gjitha Kishat në trevat shqiptare e të mbarë botës, me kujtimin përherë të gjallë të mesazhit që Shёn Nënë Tereza, Ganxhe Bojaxhiu u la besimtarëve, shqiptarёve dhe të gjithë njerëzve vullnet mirë: ta duam Zotin mbi çdo gjë e të afërmin porsi vetveten.

Gjithnjë më 5 shtator, kalendari pёrkujton shën Erkolanin e Taurinin, martirë.

Tё enjten mё 6 shtator, kalendari kishtar përkujton shën Zakarinë profet, shën Onesiforin, dishepull i shën Palit Apostull. . Po kujtojmë se e premtja e ardhshme është e premtja e parë e muajit, që besimtarët e krishterë ia kushtojnë në mënyrë të posaçme adhurimit të Zemrës së Krishtit.

Të premten më 7 shtator, kalendarit kishtar përkujton shën Regjinen, virgjër e martire dhe shën Guidon, ipeshkëv të Arecos. Gjithnjë të shtunën e ardhshme, kujtojmë se bie shtuna e parë e muajit shtator e besimtarët katolikë këtë ditë ia kushtojnë posaçërisht lutjeve e nderimit të Zemrës së Zojës së Bekuar, Virgjërës Mari.

Gjithnjё mё 7 shtator, kujtojmё vendosjen e marrёdhёnieve diplomatike ndёrmjet Selisё sё Shenjtё dhe Republikёs sё Shqipёrisё, mё 7 shtator 1991.

Të shtunën me 8 shtator, Kisha katolike kremton edhe festën e të Lindurit të Virgjërës Mari. Zoti ka vënë në të burimet e jetës, është e zgjedhura mbi të gjitha gratë. Jezu Krishti është mishëruar në kraharorin virgjëror të një vajze, në një vend të vogël të Galilesë; është lindur në Betlehem, në një vend të thjeshtë të Judesë, e në shtëpinë e varfër të Nazaretit është rritur duke vënë themelet e misionit shpëtimtar.

Të dielën e ardhshme mё 9 shtator, Kisha katolike do të kremtojë të dielën e 23-të gjatë vitit kishtar. Gjithnjë më Shёn Pjetërin Klaver, meshtar jezuit, apostull ndër zezakë të internuar.

02 shtator 2018, 10:59