2018.09.05 Kosovo- Cattedrale Madre Teresa a Prishtina- Madonna Ausliatrice Zoja Ndihmetare Prizren 2018.09.05 Kosovo- Cattedrale Madre Teresa a Prishtina- Madonna Ausliatrice Zoja Ndihmetare Prizren  

Ngritja e Dioqezës së Prizren-Prishtinës dhe emërimi i ipeshkvit nga Papa Françesku

Në datën e sotme, kujtimi liturgjik i Shën Terezës së Kalkutës, Papa Françesku e lartoi Administraturën Apostolike të Prizrenit në rang dioqeze Prizren-Prishtinë.

R. SH. - Vatikan

Në datën e sotme, kujtimi liturgjik i Shën Terezës së Kalkutës, Ati i Shenjtë e lartoi Administraturën Apostolike të Prizrenit në rang dioqeze   siç ishte historikisht, pa ia ndryshuar statusin e Qarkut Kishtar, me emërtimin e ri Prizren-Prishtinë, nën vartësinë e drejtpërdrejtë  të Selisë së Shenjtë.

Njëkohësisht Ati i Shenjtë Françesku emëroi ipeshkëv të dioqezës Prizren-Prishtinës Imzot Dodë Gjergjin, deri tani Administrator Apostolik i Qarkut aktual.

 

 

05 shtator 2018, 13:48