Kërko

2018.08.30 Copertina libro padre Raniero Cantalamessa su Madre Teresa 2018.08.30 Copertina libro padre Raniero Cantalamessa su Madre Teresa 

Madhështia e vërtetë e Shën Nënë Terezës

Fragment i përkthyer lirisht nga parathënia e librit më të ri kushtuar Nënë Terezës, titulluar “Nënë Tereza, shenjte për ateistët e të martuarit”, shkruar nga Raniero Cantalamessa, botim i San Paolo, Milano, 2018.

R. SH. - Vatikan

Kohët e fundit, pata rastin të vizitoj, për herë të parë, Shqipërinë, vendlindje e Shën Nënë Terezës, për të predikuar ushtrimet shpirtërore të klerit. Pak dija për këtë vend. Kisha dëgjuar që diktatori i tij, Enver Hoxha, mburrej se e pati bërë vendin e parë, që e shpallte  ateizmin si “fe e shtetit”. Dija edhe se nuk e lejoi kurrë Nënë Terezën të kthehej  për ta vizituar tokën, ku kish lindur. Po diktaturat u shembën. E me të, edhe   shtatoret e diktatorëve. E Stalinit një herë. E pas tij, edhe e Enverit!  E tani në çdo hap, sapo të shkelësh në trojet shqiptare, do të shikosh shtatoret e Nënë Terezës. Shqiptarja e parë që takon, është pikërisht Nënë Tereza. Duke nisur nga aeroporti, i pagëzuar me emrin e saj. Ku u kthye, e derdhur në bronz! Një hollësi, që flet vetë për madhështinë e vërtetë!

04 shtator 2018, 15:44