Jezusi me dishepuj Jezusi me dishepuj 

Liturgjia e Fjalës së Zotit e së dielës së 25-të gjatë Vitit kishtar "B"

Fragmenti i Ungjillit na paraqet Jezusin qё u shpjegon apostujve logjikёn e tij, logjikё e dashurisё qё bёhet shёrbim deri nё dhurimin e plotё tё vetvetes: “Nё se njё njeri dёshiron tё jetё i pari, duhet tё jetё i fundit e shёrbёtori i tё gjithёve".

R.SH. - Vatikan

Jezusi na shpjegon logjikёn e tij, logjikё e dashurisё qё bёhet shёrbim deri nё dhurimin e plotё tё vetvetes. Ja përsëri në takimin tonë javor me Fjalën e Zotit të së dielës, kësaj here do të dëgjojmë e meditojmë së bashku leximet biblike të dielës së 25-të gjatë vitit kishtar, ciklit të dytë, sipas kalendarit liturgjik.

Pjesa e Ungjillit të kësaj së diele na prezanton Jezusin në sa u bënë dishepujve të vet një pyetje në dukje të pavend, të pasjellshme: “Mbi çka ishit duke biseduar rrugës?” (Mk 9,33) Cilat janë aspiratat tuaja? “Ata – pohon Ungjilli – heshtnin. Udhës kishin biseduar kush prej tyre ishte më i madhi” (Mk 9,34). Dishepujt kishin turp ti thonin Jezusit se për çka kishin folur. Në dishepujt e djeshëm, si edhe tek ne sot, mund ta gjejnë të njëjtën temë të bisedës: “Kush është më i rëndësishëm?”.  

E kështu, në pjesën e Ungjillit të liturgjinë së Fjalës Hyjnore të kësaj së diele të 25-të, Jezusi na thotë se kush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet shërbëtor i të gjithëve, ashtu siç ishte Ai vet.

Jezusi na zbulon planet e Hyjit Atë mbi beniaminin, mbi të dashurin e të preferuarin e tij: prej Tij do të dorëzohet në duart e njerëzve (Ungjilli); e prej tyre do të dënohet me një vdekje të turpshme e të tmerrshme (leximi 1). Dishepujt nuk e kuptonin atë çka thoshte Jezusi, aq sa filluan të diskutonin se kush prej tyre ishte më i madhi. Ky diskutim i jep Jezusit rastin për të mësuar se mbi çka mbështet e në çka vërtetë qëndron autoriteti në bashkësinë dhe në Kishën e tij.

Kështu,  fragmenti i Ungjillit të kësaj së diele, na paraqet Apostujt tё cilët jo vetëm nuk e kuptojnë atё që u thotë Jezusi pёr vdekjen e tij tё afërme, por nisin tё diskutojnë kush ёshtё mё i madhi ndër ta.

Atёherё Jezusi ndёrhyn pёr t’u shpjeguar me durim logjikёn e tij, logjikё e dashurisё qё bёhet shёrbim deri nё dhurimin e plotё tё vetvetes: “Nё se njё njeri dёshiron tё jetё i pari, duhet tё jetё i fundit e shёrbёtori i tё gjithёve”.

Kjo ёshtё logjika e krishterimit, qё i pёrgjigjet tё vёrtetёs sё njeriut tё krijuar sipas shёmbёlltyrёs sё Hyjot, por qё njёkohёsisht i kundёrvihet egoizmit tё tij, pasojё e mёkatit tё rrjedhshёm. Cdo njeri joshet nga dashuria – e cila nё fund tё fundit ёshtё vetё Zoti – por shpesh gabon nё mёnyrat konkrete qё zgjedh pёr tè dashur e kёshtu, nga njё prirje nё zanafillё pozitive, e ndotur, veç, nga mёkati, mund tё burojnё qёllime e veprime tё kёqija.

Kontrasti, sikur na kujton Leximi II nga Letra e shёn Jakobit Apostull, lind nga ndjenjat e kёqija si xhelozia e shpirti i kundёrshtimit, qё i kanё rrёnjёt nё zemrёn njerёzore e qё janё nё kundёrshtim me gjithçka frymёzon urtia hyjnore, e cila na mёson tё jemi njerёz paqёsot, tё butё, paanёsì e pa hipokrizi.

Kёto fjalё tè bèjnё tё mendosh pёr dёshminё e shumё tё krishterёve qё, me pёrvujtёri, nё heshtje, e dhurojnё gjithё jetёn nё shërbim tё tè tjerёve nё emёr tё Zotit Jezus, duke punuar konkretisht si shёrbёtorё tё dashurisë e prandaj mund tё quhen “mjeshtër  e ndërtues tё paqes”. Ndonjërit nganjëherë i kёrkohet dëshmia mё e lartё e gjakut, siç i ndodhi martirёve tё Kishёs nё Shqipёri e nё trevat tjera shqiptare, si dhe nё shumё vise tё botёs. Njerёz qё i shёrbenin popullit tё Zotit dhe vendit.

Nuk ka dyshim se tё ndjekësh Krishtin ёshtё e vёshtirё. Por Jezusi na mёson se vetёm ai qё e humbet jetёn e vet pёr shkak tё Tij e tё Ungjillit, do ta shpètojё, duke i dhёnё kuptim tё plotё jetёs sё vet

                                      Liturgjia e Fjalës së Zotit

Leximi I Ur 2,12.17-20

Nga Kaini e më vonë njerëzit dhe shpesh edhe besimtarët kanë kërkuar me të gjitha format të detyrojnë të drejtët të heshtin. Prania e të drejtit nuk pushon së denoncuari poshtërsinë tonë. Njerëzit edhe sot, të verbër nga arsyetimet e tyre, duan shkatërrimin e të drejtit, duke ripërtërirë dënimin e padrejtë të Krishtit. Por pas vdekjes së tij edhe xhelati dëshmoi: Ky është Biri i Hyjit.

Lexim prej Librit të Urtisë

Thanë të paudhët: “T’i vëmë pritë të drejtit, sepse na pengon dhe u kundërshton veprave tona, sepse na qorton për mëkatet kundër ligjit e na i përplas në sy mungesat e edukatës që kemi marrë. Të shikojmë a janë fjalët e tija të vërteta dhe të shqyrtojmë çfarë mbarimi do të ketë: nëse i drejti është vërtet bir i Hyjit. Ai patjetër do ta ketë kujdes dhe do ta shpëtojë nga duart e kundërshtarëve. Ta vëmë në sprovë me fyrje e me mundime e ta shohim butësinë e sedrës së tij, ta sprovojmë durimin e tij. Ta dënojmë me vdekje të turpshme: sepse siç thotë ai, shpëtimi do t’i vijë!” Fjala e Zotit. Falënderojmë Hyjin!

Psalmi 54

Ti, o Zot, je mburoja ime

 

Më shpëto, o Hyj, pashë Emrin tënd,

me fuqinë tënde mbroje të drejtën time.

O Hyj, vështroje lutjen time,

prire veshin nga fjalët e gojes sime!

 

Sepse krenarët u çuan kundër meje,

mizorët kërkojnë të ma marrin shpirtin:

për Hyjin ata s’kanë kujdes.

 

Por, ja, Hyji po më vjen në ndihmë,

shpirtin tim ai po e merr ndore.

E unë me ëndje do të të kushtoj fli,

do ta lavdëroj Emrin tënd, o Zot,

sepse është i mirë.

 

Leximi II Jk 3,16-4,3

Ne të gjithë, thotë Jakobi, hapim luftë. Mosbesimi ynë, lakmia jonë, kopracia jonë janë shkaqet e çdo lufte. Duhet të jemi miqtë e Hyjit për të fituar mbi grindjet dhe ndarjet. Vetëm kur paqja e Hyjit mbush zemrën, ajo nuk provon më as zili, as dëshira të çrregullta.

Lexim prej Letrës së shën Jakobit apostull

Fort të dashur, ku është smira dhe grindja, atje ka pështjellim dhe çdo të keqe. Kurse urtia që vjen prej së larti më se pari është e pastër, pastaj pajtuese, e butë, e përshtatshme, plot mëshirë dhe vepra të mira, e durueshme dhe jo shtiracake. Fryti i drejtësisë mbillet në paqe për ata që punojnë për paqe.

Nga vijnë ngatërresat dhe grindjet që vlojnë ndër ju? A thua jo këndej: nka lakmimet tuaja që luftojnë në gjymtyrët tuaja? Dëshironi e nuk keni; vritni e keni smirë, dhe gjë nuk fitoni; griheni e luftoni. Nuk keni, pse nuk luteni. Luteni e nuk fitoni, pse luteni keq që t’i shpenzoni në plotësimin e ëndjeve tuaja. Fjala e Zotit. Falënderojmë Hyjin!

 

Aleluja. Aleluja.

Po të bekoj, o Atë, Zotërues i qiellit e i dheut, që të vegjëlve ua zbulove misteret e Mbretërisë qiellore.

Aleluja. Aleluja.

Ungjilli Mk 9, 30-37

Jezusi kërkon t’i përgatisë dishepujt për fundin e tij tragjik, që do të jetë një interval përpara shpresës përfundimtare. Por ata ushqejnë akoma shumë interesa dhe mburrje, kërkojnë në mbretërinë e Jezusit një pozicion për tu dukur, diskutojnë mes tyre për të pasur vendet më të rëndësishme. Nuk kanë mësuar akoma mësimin e kryqit: përvujtërinë, varfërinë dhe shërbimin.

 

Leximi i Ungjillit shenjt sipas Markut

Në atë kohë, Jezusi dhe nxënësit e tij kaluan nëpër Galile, por nuk donte ta dinte kush, sepse mësonte nxënësit e vet. U thoshte: “Biri i njeriut do t’u dorëzohet njerëzve e ata do ta vrasin, por kur ta kenë vrarë, ai do të ngjallet pas tri ditësh.” Ata nuk morën vesh këtë fjalë e kishin frikë ta pyesin. Arritën në Kafarnahum. Si hyri në shtëpi, i pyeti: “Mbi çka biseduat rrugës?” Ata nuk bënë zë, sepse udhës kishin biseduar kush ishte më i madhi. Jezusi u ul, i thirri rreth vetes të Dymbëdhjetët e u tha: “Kush dëshiron të jetë i pari, le të bëhet i mbrami i të gjithëve dhe shërbëtori i të gjithëve.” Pastaj mori një fëmijë të vogël, e vuri në midis të tyre, e mori ngrykë dhe u tha: “Kush e pranon një vogëlush si ky në Emrin tim, më pranon mua; e kush më pranon mua, nuk më pranon mua, por atë që më dërgoi mua.” Fjala e Zotit. Lavdi të qoftë ty, o Krisht!

22 shtator 2018, 10:14