Manifestimi “Takimet e dom Mikel Tarabulluzit 2018” në fshatin Stubëll, Kosovë Manifestimi “Takimet e dom Mikel Tarabulluzit 2018” në fshatin Stubëll, Kosovë 

Kosovë: Gjergj Kastrioti në qendër të manifestimit “Takimet e dom Mikel Tarabulluzit 2018” në Stubëll

Figura madhore e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ishte në qendër të manifestimit tradicional të këtij viti “Takimet e dom Mikelit 2018” që u mbajt pranë famullisë së shën Jozefit në fshatin Stubëll të Vitisë.

R.SH. - Vatikan

Figura madhore e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, ishte në qendër të manifestimit tradicional të këtij viti “Takimet e dom Mikelit 2018” që u mbajt pranë famullisë së shën Jozefit në fshatin Stubëll të Vitisë, në Kosovë. Mbi këtë temë folën dom Dominik Qerimi, Papas Antonio Belushi, prof.. Jahja Drancolli, prof. Mark Palnikaj, Orestina Gjergji, Muzafer Bislimi etj. Me këtë rast u përurua busti i Gjergj Kastriotit, të cilin e zbuluan arbëreshi Papas Antonio Belushi e ipeshkvi Kosovës Imzot Dodë Gjergji.

Figura e priftit, mësuesit e atdhetarit, dom Mikel Tarabulluzit, dhe shkolla shqipe e vitit 1905 në këtë vend, u trajtuan nga ligjërues të profileve të ndryshme. Në këtë manifestim nuk mund të mungonte përmasa liturgjike e shpirtërore. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Takimet e dom Mikel Tarabulluzit 2018”

Në Stubllën martire u kremtuan “Takimet e dom Mikelit 2018”

Manifestimi tradicional “Takimet e dom Mikelit 2018”, të shtunën që kaloi, u kremtua në mënyrën madhështore, për të 29 herë në Stubllën martire, komuna e Vitisë, me pjesëmarrje të gjerë nga te gjitha trevat shqiptare. Edhe kësaj radhe u ngrit lartë figura e priftit, mësuesit e atdhetarit, dom Mikel Tarabulluzit, dhe shkollës së parë shqipe në vend, pikërisht në Stubullën e Epërme në vitin 1905, por pjesa qendrore e këtij manifestimi iu kushtua heroit kombëtar të papërsëritshëm e të përmasave botërore Gjergj Kastriotit, në vitin jubilar të 550-vjetorit të përjetësisë.

Famullia e “Shen Jozefit” u mbush plote me te interesuar per te përcjell fillimisht meditimin apo reflektimin e Dom Dominik Qerimit ne temen “Edukimi i ndergjegjes ndaj vlerave “universale” dhe “te shenjta”. Ai pikenisje pati letren e Shen Palit apostull drejtuar Filipianeve, qe siç tha, Shen Pali i nxit te krishteret qe te jene shembull e te kene zemer per cdo gje qe eshte e mire, eshte virtyt dhe qe eshte me vlera te pakontestueshme. Ai duke terhequr paralele te asaj kohe dhe shoqerise se sotme, e ilustruar me shembuj konkret nga jeta e perditeshme, tha se gjithnje e me shume ne vendin tone po pakesohen vlerat universale dhe po shderrohen ne antivlera.

“Te flasesh sot, ne kohen dhe ne shoqerine ne te cilen jetojme, per vleren e besimit, atdhedashurise, besnikerise, lirise, bukurise, te se vertetes,  te drejtesise, te se mires etj, eshte sikur t,iu flasesh atyre ne nje gjuhe te pakuptueshme. Prandaj, nese femijet tane, qe eshte e ardhmja e nje vendi, nuk edukohen ne vlera te shenjta dhe universale, permes frymezimit qe marrin nga figurat e virtytshme, heroike e humane, siç eshte Gjergj Kastrioti – Skenderbeu, Nene Tereza e shume e shume te tjere, atehere ata do edukohen ne ‘antivlera” tha dom Dominik Qerimi, duke vleresuar se Gjergj Kastrioti e Nene Tereza jane dy kometa, qe kalojne çdo peseqind vjet mbi qiellin e “zymte” te historise sone.

Me pas ne Akademine Shkencore “Gjergj Kastrioti Skenderbeu ne 550 vjetorin e kalimit ne perjetesi” me kumtesat e ligjeratat e tyre ngren larte figuren e Gjergj Kastriotit, si Papas Antonio Belushi, prof.. Jahja Drancolli, prof. Mark Palnikaj, Orestina Gjergji, Muzafer Bislimi etj. E permbledhur si teresi, u tha se Gjergj Kastrioti nuk guxon te reduktohet vetem si figure kombetare apo evropiane, por me namin qe ka bere eshte figure e permasave boterore. Ndersa  sipas kryeorganizatorit te manifestimit, famullitarit dom Jeton Thaci, per popullin tone Gjergj Kastrioti eshte pike referimi dhe busull qe na orienton drejt vlerave perendimore. E, ipeshkvi i Dioceses  Prizren Prishtine, imzot Dode Gjergji, ne permbyllje te kesaj pjese, beri thirrje per unitet dhe ruajtjen e laicitetit te shtetit dhe vlerave multifetare te kombit tone.

Ne vazhdim eshte mbajtur ora e madhe letrare me poetet nga trevat mbarëkombëtare, e gershetuar edhe me kenge, recitime e valle qe te gjitha ne frymen e Jubileut te madh te Gjergj Kastriotit. E, ne fund  ne "Sheshin e Martireve" ne Stubell eshte peruruar busti i Gjergj Kastriotit Skenderbeut te cilin e zbuluan Papas Antonio Belushi e Imzot Dode Gjergji, qe sponatisht me entuziazem nga e gjithe masa jehojë kënga e mirenjohur “Trim o Skenderbe”. Keshtu qe, Gjergj Kastrioti pasi eshte perjetesuar ne qytetet me te medha ne trevat shqiptare e evropiane, e pertej Atlantikut, tani po  vjen radha perjetesise se tij edhe ne pjeset tjera te vendit tone, per te na dhene pak energji, siq ishte ne Stubllen e Eperme te Malesise se Karadakut.

24 shtator 2018, 18:42