Cerca

Vatican News
Campionati di football per ragazzi nella diocesi di Sapa Albania Campionati di football per ragazzi nella diocesi di Sapa Albania 

Kisha e Sapës feston imzot Simon Kullin, në përvjetorin e episkopatit

Dioqeza e Sapës, dioqeza e Rrëshenit dhe Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut, shënuan përvjetorin e parë të ipeshkvijve, imzot Simon Kullit, imzot Gjergj Metës dhe imzot Giovanni Peragine.

R.SH. - Vatikan

Dioqeza e Sapës kujtoi përvjetorin e parë të shugurimit ipeshkvor të bariut të saj, Imzot Simon Kullit, emëruar vitin e kaluar nga Papa në udhëheqjen e kësaj Kishe dioqezane. Përveç dioqezës së Sapës, edhe dioqeza e Rrëshenit dhe Administratura Apostolike e Shqipërisë së Jugut, shënuar përvjetorin e parë të ipeshkvijve, imzot Gjergj Metës dhe imzot Giovanni Peragine. Po t’i kthehemi dioqezës së Sapës. Për t’u njohur mbi këtë përvjetor dhe ngjarjet tjera të Kishës dioqezane të Sapës, si prezantimi i meshtarit të ri dom Zef Markut si zëvendës famullitar në komunitetin e famullisë  ‘Zoja Papërlyer’ në Pukë dhe fshatrat përreth, nga Vau-Dejës të ndjekim shërbimin e Violeta Marashit...

PËRVJETORI I PARË I SHUGURIMIT IPESHKVOR TË IMZOT SIMON KULLIT

PËRVJETORI I PARË I SHUGURIMIT IPESHKVOR TË IMZOT SIMON KULLIT

Në Katedralen e “Shën Nënë Terezes”, në Vau – Dejës, Dioqeza e Sapës kremtoi përvjetorin e parë të shugurimit ipeshkvor të bariut të saj, Imzot Simon Kulli. Në këtë ditë të 14 shtatorit, pikërisht në ditën e Lartësimit të Kryqit, shënohet një ditë e veçantë e dhuratës plot hir të Zotit, që Ipeshkvi Imzot Simoni të numërohet ndër ata barinj të zgjedhur që ta udhëheqin grigjën e Zotit, në veçanti Kishën dioqezane të Sapës. 

Të bashkuar në këtë kremtim ishte e gjithë familja dioqezane e Sapës, kleri, rregulltarë e rregulltare, misionarë laik dhe bashkëpuntorë të Ipeshkvit, si dhe familja e tij e gjakut. Këtij kremtimi iu bashkuan edhe Ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, Ipeshkvi i Malit të Zi Imzot Rrok Gjollesha, Ipeshkvi në pension po i Malit të Zi, Imzot Zef Gashi si dhe Ipeshkvi i Rrëshenit, Imzot Gjergj Meta. Në fund të kremtimit Imzot Simon Kulli dha Bekimin Apostolik të Atit të Shenjtë, me te cilin është takuar këto ditë në takimin me 224 ipeshkvinjë nga mbare bota te mbajtur ne Vatikan.

Ndërkohë që tjetër eveniment është shoqëruar në jetën dioqezane të Sapës, ku këtë të dielë, në kremtimin e meshës Shenjte, Imzot Simon Kulli ka bërë prezantimin zyrtar të meshtarit të ri Dom Zef Markut si zëvendës famullitar në Famullinë Zoja e Papërlyer në Pukë dhe fshatrat përreth.

Po kështu, dita e sotme ka qenë për fëmijët dhe dita e parë e shkollës. Shumë fëmijë, të rinjë e të reja mëngjesin e sotëm u bashkuan në Katedralen Shën Nënë Tereza në Vau Dejës, ku dhe kanë marrë bekimin e Zotit prej duarve të famullitarit Dom Mark Shtjefni, për një udhëtim më me bekime e hir në rrugën e dijes. 

18 shtator 2018, 12:15