2018.09.12 Raffaello Sanzio – La Madonna Del Granduca 2018.09.12 Raffaello Sanzio – La Madonna Del Granduca 

Kisha famullitare e Becit, Gjakovë, mbushi një shekull

. Një histori e pasur me dëshmi feje e vëllazërimi, me ngjarje e personalitete të paharrueshme kishtare e kombëtare, që nga depërtimi i krishterimit në trevat shqiptare me Shën Palit, deri te Gjergj Kastrioti, pavarësia e Shqipërisë nga pushtuesi otoman e deri te Shenjtërimi Shën Nënë Terezës.

R.SH. - Vatikan

Kisha famullitare e  fshatit Bec, Gjakovë, mbushi një shekull  

Komuniteti kishtar i famullisë së Becit, Gjakovë, që ka si pajtore qiellore Zojën e Vogël, kremtoi 100-vjetorin e themelimit. Një histori me dëshmi të pasur feje e vëllazërimi, me ngjarje e personalitete të paharrueshme kishtare e kombëtare, që nga depërtimi i krishterimit në trevat shqiptare me Shën Palit, deri te Gjergj Kastrioti, pavarësia e Shqipërisë nga pushtuesi otoman e deri te Shenjtërimi Shën Nënë Terezës. që u përmendën nga ipeshkvi i dioqezës Prizren-Prishtinë, imzot Dodë Gjergji në homelinë e Meshës jubilare, në të cilën bashkremtuan famullitari i këtij komuniteti, meshtarë e rregulltarë nga Kosova, në praninë e një numri të jashtëzakonshëm besimtarësh. Po më hollësisht nga Prishtina të ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Kisha famullitare e fshatit Bec, Gjakovë, mbushi një shekull

Fshati Bec i Komunës se Gjakovës dite me pare ka kremtuar një jubile te madh 100 vjetorin e themelimit te Kishës, qe i kushtohet Virgjrës Mari e qe lindja e saj bie me 8 shtator, ndërsa populli e quan Zoja e Merturit dhe Zoja e Vogel. Celebrimi i Meshës u kremtua ne hapësirën para Kishës ne një mot te bukur me diell dhe pjesëmarrje te madhe besimtarësh, rregulltare e rregulltare, e personalitete te ndryshme te nivelit qendror e lokal te vendit. Kjo ishte edhe festa e pare e kremtuar nga shkëlqesia e tij, imzot Dodë Gjergji, ipeshkëv i dioqezës Prizren Prishtine, ne bashkëmeshim me meshtarë te tjerë.

“Për t’i kujtuar këto 100 vjet, ashtu si Ungjilli i festës na sugjeron t’i kujtojmë breznitë, pasi feja nuk është vetëm shikim drejt qiellit, por është edhe memorie e mbamendje e zemrës. Është fryme e zjarr feje, shprese e dashurie ne kombin tone dhe ne këto treva qe e ka sjell Shën Pali me jetën, dëshminë e predikimin e tij. Që atëherë fillon breznia e parë e Kishës tonë, sepse prej Shën Palit e deri te Gjergj Kastrioti kjo Kishë, dhe gjithë populli brenda saj, ka ditë të lulëzoi, ta mësojë botën, t’i jap martirë dhe shenjtër Kishës Universale, ka qene burim i dashurisë dhe i paqes”, tha fillimisht imzot Dodë Gjergji duke numëruar me pas breznitë nga Gjergj Kastrioti e deri te Pavarësia e Shqipërisë e koha e Rilindjes, ku sipas tij shqiptaret janë vetëdijesuar se si nuk duhet harruar lashtësia e kombit, nuk duhet mohuar trashëgimia shpirtërore dhe se, si duhet te respektohet liria e secilit se ne çfarë mënyrë dëshiron ti drejtohet Zotit.

Pastaj breznia e trete e Kishës ne Bec, sipas imzot Dode Gjergjit, është prej At Luigj Palajt e deri te brezi i tanishem. “E gjithë kjo histori e Kishes, e njekohësisht histori e popullit tone, e vendit tone e ketij nenqielli, eshte perballe me vuajtje te renda, eshte ujite me gjakun e martireve, eshte frymezuar me jeten e shenjterve te vet dhe eshte mbajtur gjalle me punen e palodhshme te bijve e bijave te Kishes. Kendej, ne sot duhet te falenderojme Zotin per te gjitha te mirat qe na i ka dhene, sepse siç e kam thene ne diten e festes se Shen Nene Terezes ne Katedralen e Prishtines, Zoti e ka shperblyer vuajtjen tone. Ai na e ka dhene Nene Terezen, e cila e perbush gjithe ate qe na ka munguar ne histori, si deshmi e nje shpirti qe e do Zotin, si deshmi e nje njeriu qe e do te afermin. Kur e pyetnin Nene Terezen, pse syte e tu shkelqejne, ajo pergjigjej “sytë e mi shkelqejne, nga se duart e mia kane fshi shume lot”, tha imzot Dode Gjergji duke u sherbyer me kete thenie te Nene Terezes derisa ka shpalos zanafillen e lashtesise se kishes ne Kosove, e duke nenvizuar se, edhe Selia e Shenjte, me njohjen e Dioqezes Prizren-Prishtine, na ka shperblye besnikerine dhe lidhshmerine historike, e te pashkeputshme prej Shen Pali e deri sot me Kishën e Romës dhe Papen.

Po, ti kthehemi edhe njehere Kishs se Becit. Sipas revistes drita.info kjo kishe pothuajse eshte nder me te vjetrat ne Komunen e Gjakoves, e me histori te bujshme kishtare e kombetare te fillimshekullit te kaluar. Pas vrasjes se At Luigj Palajt, e pesedhjete shqiptareve tjere, ne vitin 1913 ne Janosh te Dushkajes, ne kohen kur pushtuesit malazez ushtronin dhune per t,i konvertuar shqiptaret ne ortodokse, Austro-Hungaria kishte kerkuar si demshperblim ndertimin e tri kishave, ate ne Bec, Novoselle dhe ne Gllogjan. Kisha e Becit ishte ndertuar gjate viteve 1915-1918, ndersa parcela e tokes ishte dhuruar nga familja e Delikoleve te Becit. Gjithnje sipas drita.info famullitari i pare i kesaj Kishe ka qene Don Gjon Bisaku, i cili bashke me Don Shtjefen Kurtin, famullitarin e Novoselles dhe Don Luigj Gashin, famullitarin e Smaqit-Bishtazhinit, jane te njohur per Memorandumin derguar Lidhjes se Kombeve, ne Gjeneve, ku paraqitet presioni, dhuna dhe aktivitetet jo njerezore te malazezeve dhe serbeve mbi popullaten shqiptare te asaj kohe ne Kosove. 

 

Nga Prishtina Rabie Ibr

18 shtator 2018, 15:53