Në një gjyq për abuzimet në Gjermani Në një gjyq për abuzimet në Gjermani 

Ipeshkvijtë e Gjermanisë: i papërgjegjshëm, publikimi paraprak i raportit mbi abuzimet

Ipeshkvijtë gjermanë, me një deklaratë të imzot Stephan Ackermann, shprehin keqardhjen për publikimin paraprak të lajmeve mbi studimin me titull “Abuzimet seksuale të të miturve nga ana e meshtarëve katolikë, diakonëve dhe rregulltarëve meshkuj, në kuadrin e Konferencës Ipeshkvnore Gjermane”.

R.SH. - Vatikan

Ky botim i paparashikuar është i papërgjegjshëm dhe goditje e rëndë për viktimat e për Kishën, duke pasur parasysh se as anëtarët e vetë Konferencës Ipeshkvnore nuk ishin njohur me raportin e plotë. Nga teksti, sipas gazetave gjermane “Der Spiegel” dhe “Die Zeit”, rezultojnë 3.677 raste abuzimesh, kryer në periudhën kohore 1946-2014, pra, në gati 60 vjet.

Paraqitja, në asamblenë e përgjithshme të vjeshtës

         Imzot Ackermann, që është përgjegjësi i episkopatit të Gjermanisë për çështjet e abuzimeve, kujton se studimi është rezultat i një pune 4-vjeçare, me pjesëmarrjen e 27 dioqezave të vendit e me të, sipas programit, do të merret asambleja e përgjithshme e vjeshtës. Konferenca Ipeshkvnore e Gjermanisë do të mblidhet më 25 shtator e do të diskutojë mbi raportin e mbi masat, që duhen marrë. Në fund të takimit, është parashikuar një konferencë shtypi e grupit, që është marrë me studimin në fjalë. 

13 shtator 2018, 16:57