Kërko

2018.09.05 Kosovo- Cattedrale Madre Teresa a Prishtina- Madonna Ausliatrice Zoja Ndihmetare Prizren 2018.09.05 Kosovo- Cattedrale Madre Teresa a Prishtina- Madonna Ausliatrice Zoja Ndihmetare Prizren  

Entuziazmi i Kishёs nё Kosovё pas ngritjes nё Kishё dioqezane Prizren-Prishtinё

Kisha katolike e Kosovёs ёshtё ripërtërirë me ngritjen e saj nga Papa nё Kishё dioqezane. Njё shtytje e re në kumtimin e Lajmit të Mirë dhe dëshmimin e dashurisë Zotit. Një entuziazëm qё nё hapat e parё, siç tha imzot Dodё Gjergji në Meshën kremtuar, nё Katedralen ‘Shёn Nёnё Tereza’.

R.SH. - Vatikan

Njё jё komunitet i ripёrtёrirё nё dëshminë e kumtimit të dashurisë së Krishtin dhe në shërbimin e popullit të Zotit, kështu ndjehet Kisha katolike e Kosovës,  pas ngritjes nga Papa nё Kishё dioqezane. Njё shtytje e re qё u dёshmua qё nё hapat e parё, me kremtimin e Meshës së parë, si ordinar dioqezan, nga imzot Dodё Gjergji, nё Katedralen ‘Shёn Nёnё Tereza’ nё Prishtinë, tё dielën qё kaloi.

Po çfarë është një dioqezë? Është një Kishë e veçantë a vendore e përcaktuar nga Kodi i ligjit kanonik të Kishës si pjesë e popullit të Zotit, e kufizuar territorialisht, besuar kujdesit baritor të një ipeshkvi.

Organet themelore të Dioqezës janë: ipeshkvi dioqezan ordinar, i cili është përgjegjës për të e këndej ёshtё nё krye tё Kishës dioqezane; Kuria dioqezane, e cila përbëhet nga persona dhe organizma që ndihmojnë Ipeshkvin në qeverisje, kapitulli i kanonikёve etj. Dioqezat mund të ndahen, për arsye organizative, në zona pastorale dhe në vikariate (të njohura edhe si dekanate apo prezbiteriate).

Po t’i kthehemi kremtimit tё Meshës sё parё, nё Katedralen e Shën Nёnё Terezës, nё Prishtinës, pas shpalljes sё Dioqezës Prizren-Prishtinё, e nga kryeqyteti i Kosovёs tё ndjekim shërbimin e Rabie Ibrajt....

Entuziazmi i Kishёs nё Kosovё pas ngritjes nё Kishё dioqezane Prizren-Prishtinё

Nё Kosovë u kremtua Mesha parë në Katedralen dioqezane Prizren-Prishtinë

Në Kishën Katedrale “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, të dielën që kaloi, u kremtua Mesha parë,  pas lartësimit të Kishës katolike të Kosovës nga Ati Shenjtë, Papa Françesku, nga Administratura apostolike, nё rangun e Dioqezës me emrin Prizren-Prishtinë.

Imzot Dodë Gjergji, në bashkkremtim me Vikarin e Përgjithshëm, mons Lush Gjergjin dhe meshtarë të tjerë, me ndjenja gëzimi e mirënjohjeje kremtoi Meshën shenjte, para një numri të madh besimtarësh. “Në radhë të parë e falënderoj Zotin për të mirën që i dha Kishës së vet tek ne, duke na mundёsoi kёshtu tё kremtojmë Meshën e parë në realitetin e ri të identitetit tonë, si Kishё Dioqezane Prizren-Prishtinë, dioqezё e cila na ka munguar qysh nga koha e Imzot Pjetër Bogdanit. E për këtë, sigurisht është punë e denjë dhe e drejtë ta falënderojmë Atin e Shenjtë, Papën Françeskun që me këtë gjest dashurie na tregoi e dëshmoi, si gjithmonë, kujdesin dhe dashurinё e tij atërore ndaj kësaj Kishe tonë vendore, me ngritjen e Kishës nё Kosovё, në Dioqezë tё re, me emrin Prizren-Prishtinë”, tha ipeshkvi imzot Dodë Gjergji, i cili nё homelinё e tij shtjelloi mesazhin e leximeve liturgjike tё Fjalës sё Zotit tё kësaj së diele.

 Përfundimin e Meshës, ipeshkvi Dode Gjergji e rezervoi edhe për falënderime tjera. “Dëshiroj ta falënderoj dom Danielin, i cili pas dy vitesh qё shërbeu këtu me ne, tani do tё shërbej nё selinё e parё tё dioqezës, atё tё Prizrenit, përkatësisht nё famullinё kishtare tё Prizrenit “Zoja Ndihmetare”. Gjithashtu, e mirëpresim dom Marjan Topallin, meshtarin e ri të shuguruar pak kohё mё parё,  i cili e zëvendëson dom Danielin, me shërbimet e tij kёtu nё Prishtinё” tha imzot Dode Gjergji”. Ipeshkvi i Kosovёs falënderoi edhe Motrat tona rregulltare Engjkёllore që kanë shërbyer këtu që nga viti 2009 e nёnvizoi sherbimin e tyre ishumё tё çmueshëm e tё për Kishën tone. “Tani  Motrat Engjёllore do te kthehen e shërbejnë ne Prizren, atje kanё shumё punё me mbajtjen e kopshtit pёr fёmijё, pra me shkollё, nё famullinё e Prizrenit, ku sё shpejti shpresojme  ta kemi edhe konviktin e nxënësve. Zoti ua shpërbleftë punën qe keni bere këtu ne Prishtine dhe ate do te vazhdoni edhe ne Prizren ”, tha imzot Dodë Gjergji.  

Edhe famullitari i Prishtinës, dom Fatmir Koliqi falënderoi Motrat Engjëllore të Shën Palit, Kune e Age Çeta dhe Amanda Shkoza për shërbimin e tyre në famullinë e Prishtinës.  Gjithashtu ai falënderoi edhe dom Danielin per shërbimin e tij meshtarak në Prishtine. “ Dom Daniel, Zoti ta shpërbleftë me hire punën tende  që do të bësh edhe në famullinë e Prizrenit, dhe mirë se vjen dom Marjan në shërbimin tënd të parë në Famullinë e Prishtinës”, tha dom Fatmiri, i cili pas Meshës i ftoi të gjithë të pranishmit në një koktej rasti  në Rezidencën e Ipeshkvit Ordinar për të përgëzuar lëvizjet e reja në kuadër të Kishës Katolike në Kosovë.   

Nga Prishtina Rabie Ibraj

10 shtator 2018, 16:25