Kërko

2018.08.16 Zoja Madhe ne Letnice Assunta in Letnica Kosovo 2018.08.16 Zoja Madhe ne Letnice Assunta in Letnica Kosovo 

Festa e Zojës Madhe në Letnicë, përkujtimi 90-vjetorit të thirrjes rregulltare të Shën Nënë Terezës

Dje, në solemnitetin e Ngjitjes së Virgjërës Mari në qiell, në Shenjtëroren Mariane në fshatin Letnicë u vendos një relike e Shën Nënë Terezës dhe një Qiri drite, sjell nga ipeshkvi i Kosovës nga varri i shenjtës shqiptare në Kalkuta.

R.SH. - Vatikan

Dje, në solemnitetin e Ngjitjes së Virgjërës Mari në qiell, në Shenjtëroren Mariane në fshatin Letnicë u vendos një relike e Shën Nënë Terezës dhe një Qiri drite, të cilin ipeshkvi i Kosovës e solli para një viti nga varri i shenjtës shqiptare në Kalkuta, u vendosen në Shenjtëroren Mariane në fshatin Letnicë, dje në ditën e festës së Zojës së Madhe. Me këtë vend kulti marian është posaçërisht e lidhur jeta rregulltare e Ganxhe Bojaxhiut, sepse pikërisht në këtë Shenjtërore, para 90 vjetësh Ganxhja vogël e ndjeu për herë të parë thirrjen prej Zotit për një jetë të përkushtuar. Po t’i kthehemi këtij jubileu e kremtimit të festës së Zojës së Madhe në Letnicë në shërbimin e Rabie Ibrajt.....

Festa e Zojës se Bekuar në Letnicë

Festa e Zojës se Bekuar ne Letnice dhe Shtegtimi i Qiriut te Dritës

Festa e Zojës se Bekuar ne Letnice, kësaj radhe u kremtua si asnjëherë me pare, kishte te veçantën e saj, simboliken jubilare, 90 vjetorin kur Nene Tereza i kushtojë jetën Zotit, për të qenë një misionare e pasionuar shqiptare, e që do të merrte rrugën e largët nga Shkupi për në Indi, përkatësisht në Kalkutë, ku shëroi plagë shpirti e trupi të njerëzve ndër më të varfër, të sëmurë e të braktisur.

Nga aty, Nënë Tereza për dekada përçoi mesazhin e paqes e dashurisë njerëzore në mbarë botën, për të mbetur në atë vend deri në amshim. Aty edhe prehet trupi sa, në varrin, ku ndezën shumë qirinj drite. Një dritë qiriu e ndezur pikërisht aty nga ipeshkvi i Kosovës, Imzot Dodë Gjergji, i cili para një kohe shtegtoi nga Kalkuta, në Vatikan e me pas u kthye në Shenjtoren e Nënë Terezës në Prishtinë.

Me 14 gusht te këtij viti, pas dite, ky shtegtim i Qiriut të Dritës,  vazhdoi drejt famullisë kishtare “Zemra e Krishtit” në Viti, prej nga aty, ipeshkvi me meshtare, motra, rregulltare e rregulltare, e me numer shume te madh besimtaresh kane shtegtuar kembe per afro 11 kilometra deri ne Shenjtoren e Letnices, ne lterin e Kishes se Zojes se Bekuar, për ta vendosur një relike të saj e atë Qiri Drite pranë figurës së Nënë Terezës .  Qiriu i Drites u barte ne procesionin tradicional rreth objekteve të Shenjterores e u nderua nga te gjithe shtegtaret dhe te devotshmit e Zojes se Letnices dhe te Shen Nene Terezes.

Kesaj ngjarje te madhe shtegtimi ne vigjiljen e Festes se Zojes se Bekuar, i kane paraprire edhe nentditeshi e triditeshi i shenjte me shume meshe e veprimtari te ndryshme shpirterore, adhurim, lutje e urate.

Ndersa me 15 gusht, atmosfera ne Letnice ishte madheshtore. Ne hapesiren e blerte prane Shenjtores,  rrethuar me kodra e male, me rreze dielli e ajer te paster fshati, mijera njerez, besimtare e qytetare nga e gjithe Kosova qe perpiqeshin per te zene vendet e tyre. Pati edhe shume pjestare te KFORit kryesisht atij italian. Shume besimtare pritshin ne radhe qe te rrefeheshin para meshtareve per t'u pajtuar me Zotin e te afermin, e te tjere e kishin rrethuar truporen e Zojes Bekuar, dhe ti luteshin per njetet personale e te familjes, duke ditur se lutjet drejtuar Hyjit nepermjet Zojes se Letnices kane rezultuar te suksesshme te shume hallexhinj pa dallim besimi.

E, ne nje atmosfere te tille, te bukur shpirterore, e me kenge e lutje, meshen kremtuese me numer te madh meshatresh e kremtoi imzot Dode Gjergji ne bashkemeshim me imzot Zef Gashin, imzot Rrok Gjonlleshajn dhe mons. Lush Gjergjin. Fillimisht ne fjalen e predikimit imzot Dode Gjergji foli gjate per rendesine dhe devocionin e Zojes se Bekuar ne pergjithesi, me theks te vecante ne trevat shqiptare. Ai beri te ditur edhe per shtegtimin e Drites se Qiriut te Nene Terezes dhe u ndal konkretisht te shembulli i saj gjate misionit te dashurise, bamiresise,  humanizmit dhe paqes ne bote.

E tere jeta e Agnese Ganxhe Bojaxhiut eshte nje ecje ne Driten e Krishtit!. Jeta dhe vepra e saj u bene drite e pranise se Zotit ne bote dhe zjarr i kesaj dashurie ne mesin e njerezve. Tere jeten e saj mund ta  lidhesh me driten e nje qiriu. Une i lutem Zotit qe Nene Tereza te vazhdoje te jete “drite e pafikur” në zemrat e secilit prej nesh, ne familjet tona, ne Kishen tone, ne popullin e saj shqiptar dhe ne gjithe boten”, perfundoi fjalen e tij imzot Dode Gjergji, duke e dhen ne fund bekimin e kesaj feste.

Pas perfundimit te meshes, me truporen e Zojes ne duar dhe Qiriun e Drites te Nene Terezes, e gjithe masa te prire nga ipeshkvijte, meshtaret e motrat nisen procesionin shpirteror rreth objekteve te Shenjtores se Zojes se Letnices.

16 gusht 2018, 13:30