Kërko

15 agosto assunzione Maria al cielo, Madonna Assunta 15 agosto assunzione Maria al cielo, Madonna Assunta  

Virgjëra Mari është krijesa e parë që hyri në qiell

Ishte e natyrshme që Biri i Zotit, Jezu Krishti bërë njeri në kraharorin e Virgjërës Mari, ta shpëtonte Nënën Virgjër nga pasojat e shkatërrimit pas vdekjes, ashtu siç e pati përjashtuar nga mëkati origjinal a mëkati i rrjedhshëm.

R.SH. - Vatikan

Nesër kremtohet solemniteti i të Ngjiturit të Virgjërës Mari në qiell. Dogma u shpall më 30 tetor 1950 nga Papa Piu XII. Kjo shpallje, që konsiderohet si ngjarja më e madhe fetare e kohës sonë, sipas fjalëve të Papës Palit VI – nuk mund të mos i sillte të mira njerëzimit.

Është festë e madhe edhe për Kishës ortodokse, e cila në gusht kremton atë që për traditën ortodokse është Pashka e Marisë, Përgjumja a Fjetja e saj. Të shumta janë ikonat ortodokse, të cilat riprodhojnë figurën e Birit, Jezu Krishtit, që e çon në qiell shpirtin e Marisë.

Virgjëra Mari është krijesa e parë që hyri në qiell, duke bartur me vet një pjesëz të tokës sonë, të karakterit tonë njerëzor, tashmë të shndërruar, të lumturuar së bashku me Krishtin.

Ishte e natyrshme që Biri i Zotit, bërë njeri në kraharorin e Virgjërës Mari, ta shpëtonte Nënën Virgjër nga pasojat e shkatërrimit pas vdekjes, ashtu siç e pati përjashtuar nga mëkati origjinal a mëkati i rrjedhshëm.

Virgjëra Mari mbetet model për çdo njeri: është krijesa që iu nënshtrua në gjithçka vullnetit të Hyjit, gruaja që bashkëpunoi me Të, që të gjente një vend mes njerëzve. Festa e të Ngjiturit të Zojës në qiell kremtohet çdo vit me madhështi në Efez ( sot në Turqi), në shenjtëroren ku, sipas një tradite të lashtë, Zoja Bekueme kaloi vitet e fundit të jetës.

Sipas traditës, qindra myslimanë shtegtojnë me rastrin e kësaj feste në Shenjtëroren e Maryem Ana, për t’iu lutur Virgjrës Mari, për të cilën kanë një devocion të posaçëm. Shenjtorja e Efezit është ndoshta i vetmi vend në botë ku myslimanët luten së bashku me katolikët, që arrijnë nga të katër anët e botës, duke e kaluar çdo festën së bashku.

 

14 gusht 2018, 16:59