Kërko

“Youcat for Kids”, katekizmi për fëmijë”:  “Youcat for Kids”, katekizmi për fëmijë”:  

Do të paraqitet në Dublin, “Youcat for Kids”, katekizmi për fëmijë.

“Youcat for Kids”, katekizmi për fëmijë”: i përgatitur në Austri, varianti për më të vegjlit i tekstit, që përmbledh të vërtetat e fesë katolike, do të paraqitet nga kardinali Schönborn, gjatë Takimit botëror të Familjeve. Parathënia është e Papës Françesku.

R. Sh. - Vatikan

Do të paraqitet në Dublin “Youcat for Kids”, katekizmi për fëmijë”. Rreth 30 botues po punojnë për ta përkthyer e, aty nga fundi i vitit, teksti do të mund të lexohet në dhjetë gjuhë, të cilat shumë shpejt do të bëhen 72, që të mund të përhapet edhe në skajet më të largëta të tokës. Sipërmarrje universale “katolike”, në kuptimin më të plotë të kësaj fjale, e cila më 1 gusht shënoi etapën themelore me botimin  gjermanisht  të “Katjuaj për fëmijët” - Katekizmi i ri për fëmijët. Libri, në variantin anglez, do të paraqitet zyrtarisht në Dublin, gjatë Takimit botëror të Familjeve.

Pas “Youcat” për të rinjtë - dalë 7 vjet më parë në miliona kopje, që tani qarkullojnë nëpër botë - sheh dritën një tekst i ngjashëm, kushtuar vëllezërve më të vegjël (8-12 vjeç), por sidomos, prindërve të tyre, me bindjen se edukata e parë fetare merret në familje!

Parathënia është e Papës Françesku i cili, në krye të tekstit, e merr shtytjen nga pyetja e bërë prej një fëmije kanadez: “Çka bënte Zoti, para se të krijonte botën?”.

Papa rrëfen se iu desh të mendohej një të imtë, para se të përgjigjej, në mënyrë që të kuptohej mirë mendimi i tij. E, si u mendua, pati thënë kështu: “Para se Zoti të krijonte ndonjë gjë, deshi! E këtë e bëri gjithnjë: deshi. Zoti do gjithmonë! Edhe kur e krijoi botën, nuk bëri tjetër, veçse e dëftoi dashurinë e tij”.

S’na mbetet tjetër veçse të urojmë që “Katjuaj për fëmijët” të lexohet, i përkthyer denjësisht, edhe në gjuhën shqipe e, sidomos, siç porosit Papa, të shfrytëzohet si nga fëmijët, ashtu edhe nga prindërit, për t’u dhënë mësimet e para të fesë fëmijëve e të tyre, që ka shumë mundësi t’u drejtojnë pyetje edhe më të vështira, se ajo e vocrrakut kanadez….

20 gusht 2018, 16:18