Versioni Beta

Cerca

Vatican News
Të Ngjiturit e Zojës në Qiell Të Ngjiturit e Zojës në Qiell 

Shenjtorët e javës 12-19 gusht

Festa e Zojës së Madhe, shën Maksimilian Kolbe, shën Rroku shtegtar dhe martirët e Ulpianës së Dardanisë, jo larg Prishtinës, shën Flori e Lauri, martirë janë ndër kremtimet që na kujton kalendari i javës së ardhshme.

E  diel, 12 gusht, Kisha katolike kremton të Dielën 19-të  gjatë vitit kishtar, e po më 12 gusht, kalendari liturgjik përkujton edhe shën Xhovanën Françeska Shantal, rregulltare dhe të Lumin Inoçencin XI, papë.

Të hënën më 13 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Poncianin, papë, shën Hipolitin, meshtar, të dy martirë, dhe shën Gjonin Berkmans, jezuit.

Të marten më 14 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Maksimilianin Kolbe, meshtar françeskan konventual e martir, që e ofroi jetën e vet në vend të një babai, të destinuar të mbyllej në bunkerin e urisë në kampin e përqendrimit nazist të Aushvicit. Përkujton gjithashtu, shën Alfredin, ipeshkëv e, shën Eusebin, romak.

Të  mërkurën më 15 gusht Kisha katolike feston Zojën e Madhe, të Ngjiturit e shën Marisë Virgjër në Qiell, apo Pashkët e Zojës, siç njihen nga tradita të shumta të krishtera, festa e Zojës së Madhe, siç njihet e quhet nga populli shqiptar. Kremtojmë shën Marinë, atë që i tha “po” Zotit e bëri të lindë Shëlbuesi i njerëzimit. Të këndojmë me të “Shpirti im madhëron Zotin”. Nuk e dimë si dhe kur ka vdekur shën Maria Virgjër, por që në kohë të hershme, Kisha e ka përkujtuar dhe kremtuar fjetjen e saj, që është festa kryesore kushtuar Zojës së Bekuar. Gjithçka admirojmë në Marinë Virgjër është fryt i fesë së saj dhe i veprës së Shpirtit Shenjt Zot, që përmes pranimit të plotë të Marisë në veprën hyjnore të shpëtimit, ka sjellë fryte shëlbimi për mbarë njerëzimin

Të enjten më 16 gusht, kalendari kishtar përkujton shën Shtjefnin, mbret i Hungarisë, shën Rrokun shtegtar, që e njohin mirë sidomos shirokasit, pranë Shkodrës dhe besimtarët e famullisë kishtare të fshatit Novosellë, Gjakovë, të cilët për vit e nderojnë shenjtin në ditën e festës.

Të premten më 17 gusht,  kalendari kishtar përkujton shën Eusebin, papë e martir, dhe shën Kjarën e Montefalkos, abateshë augustiniane.

Të shtunën më 18 gusht, sipas kalendarit kishtar, përkujtohen shën Agapiti, papë, shën Helena, perandoresh , perandoreshë, nënën e shën Kostandinit, që solli Kryqin e Vërtetë, ku u kryqëzua Jezu Krishti, nga shtegtimi i saj në Jeruzalem, dhe martirët e Ulpianës së Dardanisë, jo larg Prishtinës, shën Flori e Lauri, martirë.

Tradita mbi dy mijëvjeçare e krishterimit ndër shqiptarë, nuk mund te mos i falte banoreve të këtyre trevave në shekuj edhe shenjtorët vendas, ose ungjillëzues të trevave ku sot banojnë shqiptarët. Dy prej tyre i kremtoi sot Kisha universale: janë Shën Flori e Shën Lauri. E kështu, martirët dardanë të Ulpianës, shën Florit e Lauri e dhuruan jetën duke i shërbyer të afërmit, e duke dëshmuar Ungjillin e Krishtit me vepra të mira e të drejta. Shembulli i tyre na mëson se, dashuria nuk ka nevojë të programohet por vetëm të mishërohet në jetën e përditshme

Të dielën e ardhshme më 19 gusht, Kisha katolike d0o të kremtojë të Dielën e 20-të gjatë vitit liturgjik, po më 19 gusht, kalendari përkujton edhe shën Gjonin Eudes, meshtar, themelues i Eudistëve, ajo e shën Sikstit III, papë, si edhe festa e shën Manjos, martir

12 gusht 2018, 07:57