2018.08.13 Madre Teresa di Calcutta Nene Tereza 2018.08.13 Madre Teresa di Calcutta Nene Tereza 

Shёn Nënë Tereza: ata bëhen një, njëri me tjetrin

Shёn Nënë Tereza: “Shkrimi i Shenjtë flet për familjen: burri e gruaja bashkohen e bëhen një gjë e vetme. Ata “përmbahen” njëri brenda tjetrit, thotë Bibla, duke përdorur një shprehje të mrekullueshme, të cilën ju që jetoni në familje duhet ta njihni. Asgjë e askush nuk mund t’ju ndajë".

R.SH. - Vatikan

Po i afrohemi 26 gushtit, pёrvjetorit tё lindjes sё Ganxhe Bojaxhiut, dhe 5 shtatorit, festёs liturgjike kishtare tё Shёn Nënë Terezës, e nё pёrkim me zhvillimin e Takimit IX Botёror tё Familjes, nё Dublin tё Irlandёs, po sjellim disa fjalё qё i tha me njё ras Shenjtja shqiptare e bamirësisë për familjen:

“Shkrimi i Shenjtë flet për familjen: burri e gruaja bashkohen e bëhen një gjë e vetme. Ata “përmbahen” njëri brenda tjetrit, thotë Shkrimi i Shenjtë – Bibla, duke përdorur një shprehje të mrekullueshme, të cilën ju që jetoni në familje duhet ta njihni. Asgjë e askush nuk mund t’ju ndajë. Është pak a shumë siç shkruante Shën Pali: Asgjë, askush, asnjë persekutim, as kjo, as ajo – shën Pali ishte personazh global - ; por edhe ne mund të përsërisim: Asgjë, askush nuk mund të na ndajë nga dashuria e Krishtit. Një familje e vetme. E bashkuar. Një dashuri e pandarë për Jezu Krishtin. Një zemër e vetme brenda Zemrës së Zotit”.

(Bazuar mbi librin "Madre Teresa - meditazioni per ogni giorno dell'anno liturgico", botuar me kujdesimin e Dorothy S. Hunt nga RCS Libri, 2003 (edicioni Tascabili Bompiani))

23 gusht 2018, 18:43