Spa_Madre Teresa Spa_Madre Teresa 

Shën Nënë Tereza: Gjithçka ké të mirë, epja botës

Shën Nënë Tereza: Po bëre mirë – të qortojnë, /Të thonë hir e pa hir / Se do të kënaqësh veten:/ S’ka gjë, ti prap bëj mirë! /Gjithçka ke të mirë, jepja botës. /Gjithçka ke të bukur në zemër!

R.SH. - Vatikan

“Jep ç’ke më të mirë!”, është krijim i shkëputur nga autobiografia e Nënë Terezës, hartuar duke lidhur së bashku poetikisht disa fraza të shkruara mbi murin e Shishu Bhava – shtëpia e fëmijëve - themeluar nga Nënë Tereza:

Njeriu është i pacipë,

Për vete mendon kudo.

Po ti duhet ta duash,

Edhe pse ai s’të do!

 

Po bëre mirë – të qortojnë,

Të thonë hir e pa hir

Se do të kënaqësh veten:

S’ka gjë, ti prap bëj mirë!

 

N’se planet synon t’realizosh,

Do të gjesh armiq të vërtetë;

S’ka gjë – ti rrugën vazhdo

E planet vëri në jetë!

 

E mira bie shpejt në harresë;

S’ka gjë – ti prap bëj mirë!

Thjeshtësia të bën të brishtë,

Po t’bën edhe të lirë!

 

Në një ças të vetëm shembet,

Çka ti ndërtove një jetë.

S’ka gjë – vazhdo – ndërto;

Diçka sigurisht do të mbetë!

 

Njerëzinë po e ndihmove,

Do t’ thotë ç’t’i vijë për goje

S’ka gjë, ti mos u tremb,

Prap duaje e ndihmoje!

 

Gjithçka ke të mirë, jepja botës.

E di, do të të shkelin nën thembër:

S’ka gjë, ti prap jepja botës,

Gjithçka ke të bukur në zemër!

16 gusht 2018, 11:26